Protesta në Durrës, Rama: “Beteja Vazhdon. Hap kutitë, ose largohu!”
Kreu i PS-së: “Përpjekja e Berishës duke na quajtur mafiozë është përpjeke e dështuar”. Vangjush Dako: “Ata që kanë frikë nga ballafaqimi qeverisin me votat e pakicës”
DURRES - Opozita filloi dje nga Durrësi javën e protestave që do të përfundojnë për këtë vit më 21 dhjetor në Tiranë. Sipas një grafiku, protestat do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit me sloganin “Hap kutitë, ose largohu!”. Protesta që nisi dje pasdite në Durrës do të vijojë me Beratin, Lezhën, Shkodrën dhe bashkitë e tjera kryesore të vendit, për t’u rimbledhur sërish në Tiranë. Kryefjala e turit të dytë të protestave të opozitës do të jetë hapja e kutive. Përpos kësaj, pjesë e protestës do të jenë edhe marrëdhëniet e qeverisë me pushtetin vendor. Socialistët kanë akuzuar qeverinë se po cenon pavarësinë e bashkive dhe komunave, ku cenimi më i prekshëm për momentin është rënia e fondeve nga grumbullimi i taksave të biznesit të vogël, një pjesë e të cilit do të kalojë si biznes i madh.
Rama
Kryetari i PS-së, Edi Rama, që nga Durrësi theksoi se opozita është e bashkuar për të çuar deri në fund atë që ai e quajti “betejë për liritë e të drejtat e barabarta”. Ndërsa bëri një përmbledhje të situatës ekonomike e sociale të vendit, kryesocialisti nënvizoi se viti që po vjen po troket “me një thes me probleme të vjetra e pasiguri të reja”. Rama përmendi rritjen e çmimit të energjisë, uljen e pragut të xhiros për bizneset e vogla, që, sipas tij, do t’i çojë drejt falimentimit këto biznese, ndërprerjen e ndihmës ekonomike për invalidët, duke theksuar se jeta është bërë e papërballueshme për qytetarët shqiptarë. “Në këtë krizë, qeveris një pushet pa legjitimitet, që rri mbi kutitë e grabitura. Pushtet agresiv që e ka kthyer qeverinë dhe vendin në një regjim për familjen e Berishës, në një oborr ku lidhen e zgjidhen fijet e interesave”, - u shpreh Rama përpara qytetarëve të Durrësit, që iu bashkuan thirrjes së opozitës për të protestuar për kutitë e votimit dhe varfërinë që, sipas tyre, ka përfshirë vendin. Ndërkaq, kryesocialisti tha se përpjekjet e kryeministrit për të hedhur baltë mbi opozitën janë të nxitura nga frika e popullit opozitar. “Përpjekja e Berishës duke na quajtur mafiozë është përpjeke e dështuar. I kapur peng në kutitë e pahapura, Sali Berisha përdor akuza ndaj opozitës. Por do të përballet në gjykatë dhe prokurori, ku e presin me dhjetëra padi”, - tha Rama, ndërsa iu drejtua Berishës duke thënë se nuk mund ta kërcënojë opozitën me darët e ligjit, kur, sipas tij, është i zhytur në mashtrime. “Nuk e ka fajin opozita për miliona euro të varrosura në Kalimash, për viktimat e Gërdecit, nuk e ka fajin për minierat, fushat, lumenjtë, ku korrupsioni ka shtrirë kthetrat e veta për të pushtuar gjithçka për përfitimet e disa njerëzve”, - u shpreh Rama.
Dako
Në serinë e protestave të opozitës ka folur edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në fjalën e tij Dako është shprehur se kjo protestë është e ligjshme, pasi populli nuk lejon dot më padrejtësitë dhe koston e papërballueshme të jetesës. “Protesta ka lindur nga qytetaria. Ne jemi shumica, se kështu voton populli. Ne nuk kemi frikë nga ky ballafaqim. E drejta është me ne. Ata që kanë frikë nga ballafaqimi qeverisin me votat e pakicës. Populli nuk lejon më padrejtësi”, - ka theksuar Dako. Kryetari i Bashkisë ka akuzuar qeverinë se ka zvogëluar buxhetin për qytetin e Durrësit që nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe këtë qytetarët nuk mund ta durojnë, pasi kjo i prek drejtpërdrejt ata. “Nga data 1 janar, si rrjedhim, Bashkia e Durrësit do të ketë 30% më pak të ardhura në buxhetin e saj. Kjo do të thotë më pak kënde lojërash, më pak kopshte e shkolla, më pak apartamente, më pak parqe publike. 250 persona rrezikojnë të humbin vendin e punës nga politika e mbrapshtë e kësaj qeverisjeje”, - u shpreh kreu i Bashkisë së Durrësit.
Rama: Gjykata rrëzoi Komisionin hetimor të ngritur nga Berisha
Kryetari Bashkisë akuzon Berishën për luftë antiligjore me vendorët
“Berisha i detyrohet Bashkisë prishjen e Zogut të Zi”
Emanuela Sako
Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues Komisionin hetimor të ngritur kundër Ramës. Komisioni hetimor i ngritur gjatë fushatës elektorale ndaj kryetarit të Bashkisë Edi Rama për leje ndërtimi abuzuese, është quajtur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Gjatë një konferencë për shtyp, kryetari i Bashkisë së Tiranës është shprehur se të gjitha shpifjet elektorale janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. “E gjithë furia e shpifjeve të nxjerra nga një palohetim parlamentar, me qëllim elektoral, ato që mbushën ekranet e gazetat përpara zgjedhjeve me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës, është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish e të drejtash kushtetuese. Por ndërkohë, Sali Berisha ka ndërmarrë një tjetër nismë antikushtetuese, madje në shkelje të plotë të një vendimi që vetë Gjykata Kushtetuese nxori pas shembjes kriminale të nënkalimit të Zogut të Zi, për të cilën qeveria e Sali Berishës i detyrohet sot e gjithë ditën Bashkisë së Tiranës pagesën e dëmit”, - deklaroi Rama.
Akuzat
Kryetari i Bashkisë theksoi edhe njëherë se Berisha po sulmon sipërmarrjen e lirë dhe bizneset që financojnë median kritike ndaj tij. Sipas Ramës, kryeministri e konsideron opozitën si rrezik, pasi ai ka hapur luftë ndaj pushteteve vendore që e përfaqësojnë atë. Kryebashkiaku u shpreh se e vërteta qëndron te kutitë e 28 qershorit, për të cilat Berisha i mban me forcë të mbyllura. “I kapur mat mbi kutitë e mbyllura forcërisht të 28 qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestës popullore, e cila pa asnjë dyshim do të përshkallëzohet më tej, në pamundësi për t’u ofruar shqiptarëve paqe, zhvillim e mirëqenie, Sali Berisha ka shpallur opozitën rrezik kombëtar dhe ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës e me bashkitë opozitare në tërësi. Ato janë si simbole të opozitës e të suksesit në qeverisje, duke synuar të tërheqë vëmendjen e publikut e të dekurajojë opozitën me shpifje barbare e sulme mafioze”, - u shpreh Berisha.
Kutitë
Rama u shpreh se kryeministri nuk do të mund t’i shpëtojë hapjes së kutive me shpifjet që numëron çdo ditë. Reagimi i kryebashkiakut, njëherësh shefit të opozitës, vjen pas sulmeve të përditshme të maxhorancës dhe drejtuesve të saj. Pak ditë më parë, përfaqësuesit e së djathtës në Bashkinë e Tiranës deklaruan se do të kërkojnë dorëheqjen e Ramës për shkak të shkeljeve të tij të rënda në disa vendime të Bashkisë lidhur kryesisht me pronat publike. Ata theksuan se zyrtarizimi i kërkesës do të bëhet sapo të mblidhet Këshilli Bashkiak. Ndërsa Bashkia, nga ana tjetër, i ka konsideruar të gjitha akuzat e pozitës si shpifje që drejtohen ndaj saj vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kutitë e votimit dhe të vërtetën që fshihet brenda tyre.
15 Dhjetor 2009