E Diel, 1 Nëntor 2026

DURRES - Opozita filloi dje nga Durrësi javën e protestave që do të përfundojnë për këtë vit më 21 dhjetor në Tiranë. Sipas një grafiku, protestat do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit me slo



Prej disa muajsh qeveria nuk po paguan shtesat për invalidët e punës dhe janë mëse 48 mijë të tillë që kanë denoncuar mospagesën e shtesave të invaliditetit. Rasti është bërë publik nga deputeti i PS-së, Ilir Beqja, shqetësimi i të cilit është bërë publik përmes një deklarate të Partisë Socialiste. Sipas tij, vendi është mbërthyer nga një situatë e vështirë ekonomike, ndërsa ata që e vuajnë më tepër këtë situatë janë shtresat në nevojë. Sipas tij, përveç bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria, në mënyrë të paligjshme, nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi që invalidët ta përballojnë vetë. Aktualisht janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj. Ndërsa janë 13 mijë kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar që marrin, po ashtu, vetëm 9 mijë lekë në muaj. ”Vendi është mbërthyer nga një situatë e vështirë ekonomike. Sipërmarrja është në ngërç, ndërsa punësimi është ulur. Punëdhënësit janë në vështirësi dhe nga moskryerja e pagesave nga qeveria nuk po japin rregullisht pagat. Si të mos mjaftonin vështirësitë që qeveria u ka krijuar sipërmarrësve e, për rrjedhojë, të punësuarve në këto sipërmarrje, prej muajsh qeveria nuk po paguan shtesat për invalidët e punës. Janë 48 mijë invalidë pune, të cilëve nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. Përveç bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria, në mënyrë të paligjshme, nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi që invalidët ta përballojnë vetë. Po në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vite rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet. Janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj. Janë 13 mijë kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar që marrin, po ashtu, vetëm 9 mijë lekë në muaj”, - theksoi Beqja.

Reagim
Imeraj: “Berisha, të presin 20 padi”
Partia Socialiste i ka bërë thirrje kryeministrit të përballet me 20 paditë që e persin në gjykatë dhe prokurori. Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, i bëri thirrje publikisht kryeministrit Sali Berisha t’i lërë shpifjet, të bëhet burrë dhe të shkojë në prokurori e gjykatë, ku e presin 20 padi. Bashkia e Tiranës ka bërë 10 padi civile dhe 10 padi penale për kryeministrin Berisha, për shpifjet ndaj Bashkisë së Tiranës. “Sali Berisha, thuaju shqiptarëve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet të paguajnë? Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore, në tjetrën. Bëhu njëherë burrë e ik në prokurori e gjykatë, ku të presin 20 padi”, - theksoi Armela Imeraj.

Felaj: “Qytetarët e Beratit t’i bashkohen protestës”

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, në një deklaratë për shtyp, u ka bërë thirrje qytetarëve të Beratit që të marrin pjesë në protestën e 15 dhjetorit. Në pozicionin e deputetes së kësaj zone, ajo kërkoi që qytetarët e Beratit të bashkohen në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre dhe të vërtetën e votës që fshihet në kutitë e 28 qershorit. Ajo theksoi se vendi po kalon në krizë të rëndë ekonomike, por edhe institucionale apo ligjore. Çka duket më së miri nga kutitë e mbyllura të pozitës, që kryeministri i vendit nuk pranon t’i hapë. “Sot, më 14 dhjetor, ne vazhdojmë protestën tonë qytetare duke vendosur në fokus të vëmendjes së të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të ne socialistëve, krizën e rëndë ekonomike, institucionale dhe ligjore që po kalon vendi ynë. Sot çdo shqiptar dhe shqiptare, anembanë vendit, duhet të vetëdijesohet se nga manipulimi i votës së lirë, nga mosbërja transparencë mbi kutitë e votimit dhe zgjedhjet e qershorit 2009, rrjedhin këto pasoja kaq të rënda, efektet e së cilës po i ndiejmë çdo ditë e më shumë. Si deputete e qarkut të Beratit, u drejtohem të gjithë qytetarëve të thjeshtë dhe të ndershëm të këtij qarku, që më 15 dhjetor, në vijim të protestës së bashkëqytetarëve tanë durrsakë, edhe ne të bashkohemi në një tjetër protestë, në atë që kërkon t’i tregojë kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij se ora e largimit të tyre ka ardhur nëse nuk u japin zgjidhje kërkesave tona”, - u shpreh deputetja Felaj. Sipas saj, ka ardhur koha që Sali Berisha të pranojë se mafia që vjedh, që rrënon jetë, është ai vetë dhe çka përfaqëson. Ajo theksoi se kryeministri do të mbajë përgjegjësi për barrën e rëndë të taksave që do të vuajë biznesi në qytetin e Beratit dhe Kuçovës. Ndërkohë, ajo theksoi se janë rreth 14 mijë persona në rrethin e Beratit që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe vuajnë nga skamja.

15 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›