E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Greqi, 12 të arrestuar

03-11-2012 / Gazeta 55

Policia greke ka arrestuar 12 persona pas incidenteve të së premtes në mbrëmje në lagjen Agios Panteleimon, ku u shkaktuan dëme matriale në dy dyqane emigrantësh.
Incidentet filluan gjatë tubimit të më shumë se 100 vetëve, që sillen si banorë grekë të zonës, kundër pranisë së emigrantëve klandestinë në lagjen e tyre. Në tubim merrnin pjesë edhe aktivistë të partisë naziste Agimi i Artë.
Turma sulmoi dhe goditi emigrantë që kalonin, si dhe theu vitrinat e edyqaneve me pronarë emigrantë. Sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga media, në mjaft raste emigrantët kalimtarë u kërcënuan me thika.
Incidenti i të premtes i shtohet radhës së ngjarjeve me protagonistë aktivistë të Agimit të Artë, aktiviteti i të cilës po intensifikohet, pavarësisht reagimeve të fuqishme mediatike dhe politike kundër kësaj partie. Reagime që tashmë janë shtrirë edhe jashtë Greqisë, përderisa thuajse çdo ditë mediat europiane i referohen aktivitetit të Agimit të Artë dhe rreziqeve që mbart rritja e vokacionit të neonazistëve në kushtet e krizës që po përjeton Greqia.
Mirëpo, Agimi i Artë vazhdon t’i rritë kuotat e veta dhe sondazhi i fundit e paraqet atë të jetë partia e tretë, me 11,5%, pas SYRIZA-s që kryeson me 25,5% dhe Demokracisë së Re me 22.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›