E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelatët e diktaturës sërish në rolin e kasapit, vazhdojnë keqpërdorimin e ish të përndjekurve

03-11-2012 / Gazeta 55

Një grevë e stisur dhe për interesa të ngushta politike të Partisë Socialiste u mbyll me një të vdekur (Lirak Bejko) në kushtet e vetëflijimit dhe tjetri (Gjergj Ndreca) i mbijetoi flakëve të vëna nga zjarrvënësi me tre emra, që më shumë njihet si, Perikli Shqevi, por herë-herë edhe si Pal Shtjefni. Greva 31 ditore e disa ish të përndjekurve të regjimit komunist, u mbyll me këto dy precedentë tragjikë. Si njëri ashtu dhe tjetri nuk e diskutoi dy herë aktin e vetëflijimit, por iu nënshtruan kërcënimit të xhelatëve të rinj me folê në ngrehinën socialiste, ashtu sikurse 30 apo 40 vjet më parë, etërit e tyre me në krye Enver Hoxhën ushtruan mbi barbaritë me të pazakonta në vendet e regjimit komunist. Sikurse, disa prej tyre janë dënuar edhe për krime ordinere si në komunizëm ashtu edhe në demokraci; më konkretisht, Skënder Tufa është arrestuar jo më lart se 8 vjet më parë me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe ushtrim të prostitucionit.
Gjithashtu, një tjetër eksponent i grevës së urisë, Asllan Patrioti ka vuajtur vitet e burgut në diktaturë pasi është akuzuar për përdhunim. Pra, në tërësi, greva 31 ditore jo domosdo ka patur në thelb interesat e shtresës së ish të përndjekurve politik, të cilët kanë vuajtur internimin dhe burgjet e diktaturës sepse besonin tek ideali i lirisë. Shoqatat e ish të përndjekurve u distancuan jo vetëm nga aktet tragjike të vetëflijimit, por mbajtën qëndrim edhe ndaj protestës-grevë, duke e cilësuar atë si të frymëzuar politikisht dhe larg interesave të vërteta që kanë të përndjekurit.
Si të mos mjaftonte greva 31 ditore, vetëflijimet që çuan në vdekjen e Lirak Bejkos, Partia Socialiste vazhdoi edhe sot t’i cilësojë të përndjekurit si prenë e xhelatit. Në vend që t’i kërkojë ndjesë të gjithë shqiptarëve për krimet çnjerëzore që etërit e tyre ushtruan ndaj të gjithë atyre që besonin tek liria dhe zhvillimi evropian i Shqipërisë, Partia Socialiste po bën të kundërtën; po tenton t’i cilësojë të përndjekurit sërish si gjahun që duhet përndjekur, internuar dhe vetëflijuar. Kjo pikërisht në vitin 2012-ë, kur koncepti i socializmit thuajse ka vdekur, ose është në grahmat e fundit të mbijetesës, në mendje ndryshkurat e pinjollit të regjimit, Edvin Rama apo dhe të ministrit të fundit të regjimit hoxhist, Gramoz Ruçi. 

Deklarata e PS përmes Keti Bazhdarit
Partia Socialiste përmes kryetares së grupit të PS-së për të përndjekurit politik, Keti Bazhdari, u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të ish të përndjekurit Lirak Bejko, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Bazhdari akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha për indiferencë ndaj tij dhe privimin nga e drejta për dialog. “Është e vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar tronditjen që ndjen çdo shqiptar përballë kësaj tragjedie që mund të ishte shmangur shumë lehtë nëse qeveria e kryeministri do të kishte bërë gjestin më elementar për një shtet që pretendon të jetë demokratik: të ulej e të dialogonte. Le ta gënjenin po t’i thoshin një fjalë të mirë që të dilte nga greva, tha dje nëna e Lirakut. Po në vend të fjalës së mirë, prej qeverisë e Kryeministrit Liraku mori veç sharje, shpifje e baltë.Liraku nuk kishte asnjë nga cilësimet e kryeministrit, e aq më pak të ishte një njeri i paguar që kish marrë përsipër misionin për të zbritur Sali Berishën nga kali. Ishte një shqiptar i thjeshtë të cilit regjimi komunist i shkatërroi shëndetin me dhunë e tortura dhe i vodhi plot 7 vite jetë të kaluara nëpër burgje. Një shqiptar i thjeshtë që kërkonte vetëm të dëgjohej nga partia dhe kryeministri të cilëve u kishte dhënë votën e mbështetjen.Sot qeveria e kryeministri e përfunduan punën e nisur nga regjimi komunist duke mos i dhënë Lirakut as drejtësi e as mundësinë për t’u dëgjuar. Lirak Bejko u nda nga jeta duke u bërë shqiptari i 31 që humb jetën për shkak të arrogancës dhe degradimit moral të pushtetit të Sali Berishës. Gruaja dhe fëmijët e tij i bashkohen sot listës së gjatë të grave të lëna vejusha e të fëmijëve të lënë jetim nga ky pushtet e ky kryeministër”- tha ajo. Prandaj sot është koha, theksoi Bazhdari, që të gjithë shqiptarët e thjeshtë ta kuptojnë se tragjedia e Lirak Bejkos është në fakt tragjedia dhe fati i mbarë shoqërisë shqiptare nën këtë qeveri e këtë kryeministër. Lirak Bejko u vetëdogj ditën e 19 të grevës duke djegur në afro 50% të trupit. Ai u nis për kurim në itali por gjendja e tij u përkeqësua derisa humbi dhe jetën. Ai ishte babai i dy vajzave dhe ishte denuar gjatë regjimit komunist me 10 vjet burg për arratisje, por kreu vetëm 6 pasi në vend u vendos demokracia. Sipas ish-të përndjekurve mendohet se trupi i tij do të vijë në Shqipëri ditën e martë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›