Skenografi Spahiaj sjell në Tiranë makinën e Formula 1
TIRANE- Pasioni dhe dëshira për artin , për më tepër për sportin e tij të preferuar Formula Uno, e ka bërë Marjus Spahiajn autorin e veprës së rallë të realizuar me bukë peshku.
Një makinë e Formula Uno me përmasa reale që ka surprizuar artdashësit, por dhe tifozët e këtij sporti.
Vepra e cila është ngjizur që prej 2007-ës , ka dalë në dritë e plotë me pasionin e vetë artistit i cili ka mbaruar Akademinë e Arteve për skenografi.
Për Marjusin është vepra e parë e këtij lloji e cila është realizuar në oborrin e shtëpisë së tij në kushte modeste. Pasioni i të riut është shpërblyer më së miri me këtë vepër, ikonë e Formula Uno në të gjitha detajet mbart.
“Thjesht është një pasion. Rrezikova duke bërë një makinë të tillë edhe pse është shumë e kushtueshme dhe e vështirë të realizohej me materiale rrethanore . të realizosh një punim të tillë me materiale jo të sofistikuara është një sfidë e vërtetë por them se ja kam dalë ta realizoj” tregon Marjusi.
Përvec materialit prej bukë peshku, vepra ka dhe materiale të tjera dytësore si, dru alumin etj. Kjo nuk është hera e parë që njerëz të pasionuar kanë arritur që me materiale të ndryshme të realizojnë endrrat e tyre duke sjellë plot pasion objekte të tilla që bëhen të ralla kur punohen me materiale ndryshe nga c”jemi mësuar ti shohim.
(e.n/News24/BalkanWeb)