Borchard: Zgjidhni krizën, rrezikohet integrimi
VLORE- “Nëse nuk zgjidhet kriza rrezikohet integrimi i vendit” ka qënë ky mesazhi i ambasadorit gjerman Borchard gjatë një forumi për dialog ndërkombëtar në Universitetin e Vlorës, Ismail Qemali.
“Nuk jemi të kënaqur me ecurinë e deritanishme të parlamentit shqiptar”deklaroi Ambasadori gjerman ne lidhje me bojkotin e opozitës.
I pyetur për situatën politike në vend diplomati gjerman nuk nguroi të shprehte mbështetje për zgjidhjen.
“Ne inkurajojmë me ndihmën tonë zgjidhje të situatës, gjithcka tjetër që ndikon në ngadalësimin e procesit si të integrimit të Shqipërisë drejt Europës ashtu dhe në liberlizimin e vizave me vendet e bllokut” u shpreh Borchard.
Kjo gjë, tha ai, ndikon në vendimarrjen e Europës kundrejt futjes së Shqipërisë në familjen e madhe dhe sistemin e Shengen. Sipas tij liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt por nuk ka ende një datë sepse organizma të tjerë vendosin pasi të analizojnë situatën në vend, si menxhimin e kufijve, kurbën e shtetit shqiptar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e të tjerë.
Më tej Borchard u shpreh i sigurtë se e ardhmja e Shqipërisë është në familjen Europiane dhe se Gjermania mbështet zgjerimin e bllokut. Por sipas diplomatit gjerman është e rëndësishme të përfundojë pyetësori me 2400 pyetjet dhe më pas Europa vlerëson shkallën e progresit.
(e.n/news24/BalkanWeb)