E Diel, 1 Nëntor 2026

PD koncert ne dhjetor per vizat dhe zgjedhjet

Festa

Partia Demokratike pritet te mbaje nje koncert edhe me te madh festiv ne mesin e muajit dhjetor nisur nga fakti se ne kete date hyn ne fuqi edhe liberalizimi i vizave per shqiptaret. Ky koncert pritet te celebroje edhe Diten e Rinise dite e cila festohet ne menyre te pervitshme nga ana e Partise Demokratike nisur nga fakti se 20 vite me pare ne fillim te dhjetorit studentet ishin te paret qe u ngriten ne protesta masive per rrezimin e sistemit komunist ne vend. Nga ana tjeter pritet qe ne kete feste PD te beje edhe shpalljen e kandidatit te saj per kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe ne menyre jozyrtare te hape fushaten per zgjedhjet e ardhshme lokale te majit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›