Protesta në Zugdidi, gjeorgjianët kërkojnë zgjedhje të reja

Qindra protestues, përkrahës të koalicionit politik “Ëndrra gjeorgjiane”, kanë mbajtur sot një protestë në qytetin perëndimor Zugdidi. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në distriktin e tyre.
Ata thonë se kandidatit të tyre, Irakly Alasania, i është vjedhur fitorja për shkak të mashtrimeve në zgjedhje.Ata thonë se Roland Alakhaya, përfaqësues i partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, nuk i ka fituar votat e tyre. Protestuesit gjithashtu i kanë injoruar thirrjet e liderit Bidzina Ivanishvili për t`i ndalur protestat.
Me pothuajse të gjitha kutitë e votimit të numëruara, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Gjeorgji bën të ditur se koalicioni “Ëndrra gjeorgjiane” ka siguruar 82 nga 150 ulëset në parlamentin e vendit. Nga ana tjetër, partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare e Saakashvilit ka siguruar 68 ulëse.