E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëshpërima e shpirtit, nga e marta ne Vizion Plus

Nis këtë te marte ne Vizion Plus, seriali i njohur amerikan "Pëshpërima e Shpirtit"(Ghost Whisperer). Jennifer Love Hewitt, aktorja e famshme amerikane do te jete ne rolin e protagonistes kryesore, Melinda Gordon. Seriali rrëfen jetën e saj, si një personazh me një dhunti te jashtëzakonshme, atë te komunikimit me shpirtrat. Ajo do te përcjellë mesazhet e tyre ne toke dhe do ti ndihmoje ne komunikimin e tyre me njerëzit me te dashur. Pavarësisht nga struktura e formatit, linjat e subjektit zhvillohen dhe avancojnë përgjatë gjithë serialit. Sezoni i pare këtij seriali është transmetuar për here te pare ne rrjetin e njohur amerikan CBS ne 23 Shtator 2005 dhe arriti një mesatare prej 10.2 milion shikuesish. Episodet e tij kane qene ne top listën e programeve me te ndjekur për atë fashe orare dhe njëkohësisht është cilësuar si shfaqja me e ndjekur e te premteve mbrëma. Për me tepër, 14 episodet e sezonit te 4-t kaluan mbi 10 milion teleshikues, ndërkohë qe shtate episodet qe pasuan e çuan shikueshmërinë ne 11 milion. Ky fakt ishte tepër domethënës për atë qe ne SHBA ishte konsideruar si orari me shikueshmëri me te ulet, e premtja mbrëma. Seriali ka pasur numër rekord teleshikuesish edhe pas transmetimit ne një sere rrjetesh televizive italiane. Për here te pare ne Shqipëri, ky serial vjen si një Premiere Absolute ne ekranin e Vizion Plus, çdo te marte dhe te shtune ora 21:00.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›