Protesta pro Tibetit ne Londer
Progresi i pishtarit te Lojerave Olimpike ne Londer para atyre te Pekinit eshte nderprere nga protesta, megjithese kishte prani te shumta te forcave policore. Policia ndaloi aktiviste pro tibetiane, ndersa ata u perpoqen te hipnin ne nje autobus, qe do te kishte ne te pishtarin dhe ne disa raste ata jane perleshur me protestuesit kur keta te fundit u perpoqen te shuanin flaken. Debora e dendur per kete kohe duket se ka ulur ndjeshem numrin e njerezve neper rruge per te pare kalimin e pishtarit, por ne cdo moment mund te shihje protestues qe valevisnin flamuj tibetiane dhe hidhnin parulla kunder asaj qe ata thone eshte represion kinez ne Tibet. Kryeministri britanik, Gordon Braun, u perball me kerkesa qe te mos priste pishtarin ne Doening Street dhe qe te bojkotonte lojerat olimpike derisa Kina te fillonte bisedimet me Dalai Laman. Por kryeministri i rezistoi thirrjeve duke thene se edhe udheheqesi tibetian ne mergim eshte kunder ketij veprimi. Ministri i jashtem i Kines, Yang Jechie, i kritikoi ashper ato qe i quajti forca qe veprojne kunder Kines, duke politizuar Lojrat Olimpike te Pekinit