E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci, Maqedonia se shpejti njeh Kosoven

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci edhe nje here paralajmeroi se Qeveria e Maqedonise shume shpejte do te publikoi vendimin e saj per njohjen e shtetit te Kosoves, edhe pse nga Shkupi nuk ka ende sinjale per kete. Ne kete kontekst, Thaci theksoi se Kosova do te kete marredhenie te mira me te gjitha vendet fqinje. Pavaresisht percarjeve te medha brenda deges se PDK-se ne Prizren, kryeministri Thaci tha se deri me tash ky qytet ka treguar shembull te qeverisjes se mire. Pikerisht per shkak te percarjeve, Kuvendi Komunal qe drejtohet nga PDK-ja ende nuk e ka zgjedhur drejtorin e drejtorise se Administrates dhe Personelit. Pavaresisht kesaj, Thaci tha se Prizreni duhet te orientohet ne zhvillimin ekonomik duke permendur ketu projektin e autostrades Vermice-Merdare. Pas Serbise, Maqedonia eshte vendi i vetem fqinje qe nuk ka njohur pavaresine e Republikes se Kosoves. Megjithese ajo pak me pare pohoi se sapo Kosova do te bente deklaraten per shpalljen e pavaresise tashme asnje reagim te tille nuk ka pasur. Perpos kesaj edhe parite qe perfaqesojne shqiptaret e Maqedonise ne parlament kane ushtruar presion here pas here qe qeveria maqedonase te njohe shtetin me te ri te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›