E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta pro dhe kunder Putin ne Moske

Mijëra persona kanë marshuar në kryeqytetin rus në një protestë ndaj kryeministrit rus Vladimir Putin. Kjo është protesta e tretë që vjen pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të muajit dhjetor . Protestuasit kane sfiduar dhe një herë të ftohtin e acartë, me temperaturat që shkonin deri në – 19 gradë celcius. Policia moskovite ka raportuar se janë mbledhur afro 15 mijë njerëz. Protesta "Për zgjedhje korrekte" filloi me një marshim nëpër qendër të Moskës. Protesta e opozitareve u mbajt në të njëjtën kohë me atë të mbështetësve të Putin. Me tollumbace të bardhë në duar protestuesit kundër Putin kërkonin largimin e tij. Edhe pse me mohim të gjerë nga ana e qeverisë protesta u përhap dhe në qytete të tjera. Organizatorët e protestës u bëjne thirrje rusëve të votojnë kundër kryeministrit Putin në zgjedhjet presidenciale të muajit Mars .
Protesta e parë ka qenë ajo pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit ku më shumë se 50 mijë persona dolën në rrugët e Moskës .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›