E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohen 3 drejtuesit e rinj te drejtorise se Policise se Tiranes

Policia e Shtetit ka ndryshuar zinxhirin drejtues të drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në krye të drejtorisë së policisë së Tiranës është emëruar Bernard Çaushi, i cili mbante postin e drejtorit të policisë për qarkun e Korçës.
Çaushi vjen në këtë post pas drejtimit të drejtorive të Policive në Fier, Berat dhe së fundmi në Korçë. Dy ndihmesit kryesor të Çaushit janë emëruar Arjan Kurti, zv/drejtor për hetimin e krimit dhe Gazmend Hamitaj, zv/drejtor për rendin dhe sigurinë.
Kurti ka mbajtur postin e shefit të sektorit për krimet kundër personit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa Hamitaj, ishte shef i parandalimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Kurti dhe Hamitaj zëvendësojnë Dorian Mucen, i cili shkon shef i seksionit të pastrimit të parave në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Gjergji Jorgon, i cili shkon te forcat lëvizese operacionale.
Ndërsa ish-kryepolici I Tiranës, Saimir Muça, transferohet në postin e kancelarit në Akademinë e Policisë. Në postin e drejtorit të policisë së korçës është emëruar Ylli Metko.
Ndryshimet sipas burimeve të Abc Neës janë kryer në kuadrin e qarkullimeve të kuadrove të policisë. Asnjë prej tyre nuk ka humbuar apo të ketë fituar në gradë apo funksion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›