E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet 40 minuta ne Vore treni i pasagjereve

Treni i linjës Shkodër Tiranë ka mbetur i bllokuar për rreth 40 minuta në stacionin e Vorës, teksa vinte në drejtim të kryeqytetit. Shkak për vonesën sipas burimeve ishte një problem në linjën hekurudhore.
Punonjësi I hekurudhës për stacionin e Vorës kishte konstatuar dëmtimin e një pjese të shinave. Menjëherë pas sinjalizimit Drejtoria e Hekurudhave mori masat për të zëvendësuar disa bullonë të shinave të dëmtuar si pasojë e amortizimit.
Pas përfundimit të veprimeve në hekurudhë, treni u lejua të vazhdonte udhëtimin për në Tiranë. Linjat e tjerë të trenave kanë vijuar normalisht lëvizjen drejt Tiranës apo edhe në dalje nga kryeqyteti.
Ndërhyrjet e në linjat hekurudhore dhe amortizimi I saj kanë bërë që shpesh drejtuesit e trenave të përballen me situata të vështira. Fatmirësisht nga dëmtimet hekurudhore nuk ka patur aksidente me pasojë jetën e pasagjerëve apo drejtuesve të trenave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›