E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE-së, takim për "21 janarin"

Ditën e hënë pritet të zhvillohet në Bruksel mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet për situatën e krijuar në vendin tonë pas demonstratës së 21 janarit, e cila degjeneroi në dhunë dhe për pasojë humbën jetën tre persona.

Gjithashtu në takimin e ministrave të Jashtëm do të diskutohet për krizën në Tunizi, protestat pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, për Sudanin dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë përfshirë nga tensionet. Njoftimi për mbledhjen e ditës së nesërme është bërë nga ministria e Jashtme e Italisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›