Berisha Te gjithe puciste

TIRAN- Kryeministri Sali Berisha ka bere publik dje deshiren e tij per te shkrire te gjitha institucionet hetimore ne Shqiperi dhe per te lene vetem nje organ hetimor komisionin parlamentar te ngritur nga gjashte deputetet e Partise Demokratike. Ai ka pohuar se komisioni parlamentar do te therrase per te deshmuar Presidentin e Republikes kryetarin e SHISH kryeprokuroren te gjithe ministrat dhe kreret e opozites. Ai do te jete i vetmi institucion qe do te hetoje vrasjen e tre protestuesve me 21 janar. Burime diplomatike pohuan mbremjen e djeshme per Shekullin se vendimi i kryeministrit per te kryer te gjitha hetimet e ngjarjes nga komisioni parlamentar ka shqetesuar kancelarite e huaja. Ato do te nisin menjehere negociatat me Berishen per te ndaluar nje gje te tille dhe per te lene prokurorine qe te beje hetimin e pavarur te ngjarjes nen mbeshtetjen e eksperteve amerikane
Ina Rama
Pasi ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama si ndrikullen qe nuk ben hetime por qe genjen kryeministri e ka perfshire serish ate ne ate qe ai e quan grusht shteti. I pyetur nga mediat se kush mund te hetoje ne rast se prokuroria nuk duhet te hetoje Berisha u pergjigj Ky shtet ka institucione ka parlament ka qeveri. Ne po bejme gjithcka qe ti nxjerrim nga paraliza keto institucione. Ne kemi besim te plote por natyrisht parlamenti ne cdo kohe mund te mblidhet dhe mund te marre vendimet qe i duhet per vendin. Zgjidhja eshte - pa ndeshkimin e pucit me te gjithe organigramen e tij kriza persiston si nje rrezik ne kete vend.
SHEKULLI
Kryeministri Berisha ka akuzuar Prokuroren e Pergjithshme se po bashkepunon me nje tjeter grup pucist gazeten Shekulli. Kater dite me pare Shekulli publikoi pjese te akt-ekspertimit zyrtar mjeko-ligjor ku thuhej se te tre viktimat ishin vrare nga plumbat e Gardes se Republikes. Berisha tha Une ju them edhe tjetren se dokumenti i botuar ne gazeten Shekulli mbi ekspertizen eshte derguar ne seline e Partise Socialiste nga zonja. Gazetes Shekulli nuk ia ka dhene direkt por nepermjet selise se Partise Socialiste. shte dokumenti qe deshmonte se plumbi eshte i shtypur..
Atributet e Presidentit
Sali Berisha ka marre dje atributet e Presidentit te Republikes duke pohuar se data e zgjedhjeve te ardhshme nuk do te caktohet me nga kreu i shtetit por nga kryeministri. Zgjedhjet do te jene ne vitin 2013. Madje do shoh te dielen me te fundit. Qe se kam ndermend zakonisht se here i afroj me nje apo dy jave- tha Berisha ne nje kohe kur dekretimi i dates se zgjedhjeve eshte vetem nje atribut i Presidentit te Republikes.
Marreveshja me prokurorine
Kryeministri Bersha pranoi dje qe ka negociuar me kryeprokuroren Ina Rama per te bere nje pakt jashte kuadrit ligjor per arrestimin e gardisteve. Ai i ka ofruar kryeprokurores nje seance pyetjesh ku ata kane qene te armatour dhe me uniforma me gjashte drejtuesit e gardes te hetuar per vrasjen e tre personave ne kembim te terheqjes se urdher-arresteve per ta. Prokuroria nuk ka pranuar te marre ne pyetje gardistet ne keto kushte. Berisha tha Une kisha ftuar ndrikullen e pucit te vazhdoje hetimin e ftova Prokuroren e Pergjithshme ketu para jush ne daten 21 janar tju informoj sa vijon. Pas nje angazhimi shume te forte pardje pasdite arritem ne marreveshje qe secili nga oficeret e Gardes te paraqitej para prokurorit dhe natyrisht ne kete paraqitje do behej deklarata e do te anulohej urdhri i arrestit. Kjo ishte nje marreveshje e qarte si kristali. Por tre ore mbrapa kjo marreveshje u shkel me urdher qe mori zonja Rama duke faktuar se nuk respekton asnje norme asnje moral asnje standard.. Shume e veshtire te besohet nje karakter kaq i ulet qe vete te pranoje nje marreveshje e cila kurre nuk mund te shkelej. Oficeret e Gardes u paraqiten me dinjitet sic ishte marreveshja. Hanxharet ne kundershtim me te donin ti vinin ne arrest.
Qeveria e re
Listes se gjate te deklaratave bombastike te bera kohet e fundit nga kryeministri Berisha i eshte shtuar dje edhe ajo e krijimit te qeverise se re. Disponohen te dhena per gjithcka ndodhi ato pese ore ne bunkerin e krimit bunkerin bllokmeneve te drejtuar nga Edvin Rama ne kullen e Fidelit. Te gjitha urdhrat e dhena nga bllokmenet qe po shihnin endrren e tyre te behej realitet jane te evidentuara. Disponohen te dhena per ndarjen paraprake te posteve te qeverise se re. Ishin percaktuar edhe ata qe do te merrnin Ministrine e Brendshme qe do ishte Tome Doshi Ministrine e Kultures do ta merrte njeriu te cilin e motra e te plagosurit do ta nxirrte si kriminel nga dhoma sepse e kishte sjelle ne turma duke i premtuar se do ta bente kryetar komune pra Kultura ishte percaktuar per Zogajn. Te Drejtesia cakalli qe bertiste per 13 mije viktima Spartak Ngjela. Kjo eshte vetem njera pjese e kabinetit qe do instalohej- tha Berisha.
Skenari i pucit sipas Sali Berishes
Disponohen te dhena te plota per sasite e eksplozivit tritolit dhe kallashnikoveve me te cilet do te realizohej sulmi final per te hyre ne ndertese. Disponohen te dhena te plota mbi armet e sofistikuara cadrat-pistolete stilolapsat-pistolete thikat me helm qe do perdoreshin ne stadet e caktuara te ketij grushti shteti te kesaj perpjekjeje te turpshme per te marre pushtetin me dhune. Disponohen te dhena se grupe ndofta gjer ne 10 grupe 5-she u sterviten dite te tera ne zona te ndryshme per te ndermarr sulmin. Disponohen te dhena se ky puc u financua me se paku 2 milion dollare ne te gjitha pergatitjet. I pate dhe vete ombrellat se si drejtoheshin...
Disponohen te dhena per te gjithe komunikimin ne stadin B te pucisteve njeri me tjetrin ne perpjekjet e tyre ne panik te madh ne lemeri te plote u lexohej ne balle puci i shemtuar qe udhehoqen e organizuar.
Vetem Bamir Topi nuk e pa dhunen
Njeriu me i rendesishem ne Shqiperi Presidenti i Republikes eshte cilesuar dje nga kryeministri Berisha si nje i paafte qe nuk mund te shohe as ate qe ndodh poshte zyres se tij e jo me te jete nje President. I pyetur nese Presidenti duhet te mblidhte Keshillin e Sigurimit Kombetar Berisha u pergjigj Kryeministri Berisha Per cfare ta mblidhte per ngjarjen ne bulevard Si ta mblidhte Presidenti per ngjarjen ne bulevard Sepse per Presidentin ishte ngjarje ne bulevard ne kafenete e bulevardit. Per te ishte ngjarje ne bulevard. Do tju them nje gje meqenese po me pyet per kete. Nga cdo skaj i ketij vendi nga cdo qoshe e ketij vendi nga cdo skaj i Europes nga cdo qoshe e Europes nga cdo skaj i planetit dhe nga cdo qoshe e planetit fale mediave te gjithe pane nje dhune barbare pesoreshe. Jo te gjithe e kuptuan se cfare ndodh. Pati nje person nje personalitet i cili nuk pa asnje dhune e ky ishte Shkelqesia e Tij Bamir Topi i cili ne komunikaten e pare te leshuar nga zyra e tij ne 12 rreshta nuk citon nje here te vetme fjalen dhune....