Demostrata e 21 janarit, zyrtarët amerikanë, thirrje për dialog

Dy zyrtarët amerikanë Eliot Engel dhe Mark Kirk në lidhje më demonstratën e opozitës në 21 janar, i kanë bërë thirrje politikës për nisjen e një dialogu të efektshëm për të zgjidhur situatën e tensionit në vend. Kongresmeni Engel dhe senatori Kirk, kanë shprehur keqardhje për tre viktimat e 21 janarit dhe kanë bërë apel për hetime të pavarura dhe të besueshme për të gjitha ngjarjet gjatë demonstratës.
Në një deklaratë për "VOA", ata kanë thënë se e mbështesin fuqimisht Shqipërinë.