E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, skema per te "pushtuar" sheshin dhe bulevardin

Protesta e shume lajmeruar nga socialistet u zhvillua dje ne kryeqytet, ne nje menyre krejt ndryshe nga protestat, te cilat kemi pare vazhdimisht. Organizuesit e protestes ishin gjithe kohes ne levizje, me se shumti prania e tyre shihej ne ambientet e selise roze. Nga ana tjeter, grupe te organizuar nga deget e Partise Socialiste ne te gjithe Shqiperine, mberrinin drejt kryeqytetit permes autobuseve te vene ne dispozicion. Ndersa kryetaret e grupeve, qe ne shumicen e rasteve, ishin kryetaret e degeve ne rrethe, merrnin ne godinen e Partise Socialiste materialet e nevojshme per protesten e pasdites. Materiali qe shperndahej ishte nje kuti me flete te shkruara "Hapni kutite" dhe nje flamur ku shkruhej emri perkates i vendit se nga vinin protestuesit. Qe do te thote, protestuesit ishin te ndare ne grupe sipas qytetit apo minibashkise. Keto grupe drejtoheshin nga deputetet perkates, anetaret e Asamblese Kombetare dhe kryetaret e deges. Te gjithe protestuesit u grumbulluan ne sheshin "Skenderbej" rreth ores 16:00. Ndersa socialistet u organizuan per te vijuar rrugetimin drejt Kryeministrise, nje incident i vogel ndodhi midis policise dhe protestuesve fierake, ne zonen afer Ministrise se Bujqesise. Policia kerkoi nga protestuesit qe te qendronin larg makinave te institucioneve, por socialistet nuk e bene nje gje te tille, duke qendruar afer tyre. Ne ate moment disa police shtyne protestuesit, ndersa tubimi pritej te fillonte nga momenti ne moment, ku me pas u shnderrua me perleshje midis te dyjave paleve. Menjehere, deputeti pergjegjes i protestuesve socialiste te ardhur nga Fieri, Gramoz Ruci, shkoi tek vendi i konfliktit per te qetesuar situaten, ndersa policia u largua prej vendit te ngjarjes. Rreth pese minuta me vone, protestuesve iu bashkua kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Pas mberritjes se kryesocialistit, nisi dhe rrugetimi i socialisteve drejt Kryeministrise. Perpara turmes, ishte nje varg i anetareve te Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar, te cilet ishin te kapur prej dore dhe qe ishin disa hapa perpara protestuesve duke vijuar ecjen. Gjate gjithe rruges nga sheshi "Skenderbej" deri tek vendi ku ishte ngritur podiumi, protestuesit therrisnin per hapjen e kutive. Pas grumbullimit rreth podiumit te vendosur perballe zyres se kryeministrit Sali Berisha, vargu i protestuesve ishte nga institucioni i ekzekutivit deri tek ministria e Mbrojtjes. Ne te gjithe rrugen e mbushur nga protestuesit, ishin te vendosura pankarta te ndryshme, te cilat i referoheshin hapjes se kutive ose akuzonin kryeministrin e Shqiperise, per vjedhjen e zgjedhjeve. Me sistemin e protestuesve dhe vendosjen e te gjithe kreret e partive dhe disa deputeteve qe do te mbanin fjalen e tyre te rastit pas podiumit, nisi dhe protesta e 20 nentorit e Partise Socialiste dhe aleateve te saj.

Opozita shqiptare perserit kerkesat per zgjedhjet e qershorit

Media nderkombetare i bene jehone mbreme mitingut te PS. Amerikania Earth Times, duke iu referuar agjencise DPA raportoi se 3,000 mbeshtetes te opozites shqiptare u mblodhen te premten jashte kryeministrise ne Tirane, duke kerkuar dhe duke perseritur kerkesat per zgjedhjet e pergjithshme te mbajtura ne qershor. Kryeministri Berisha fitoi zgjedhjet e 28 qershorit dhe mbaj 75 vende ne nje Parlament me 140 vende. Opozita nuk i njohu zgjedhjet dhe bojkotoi Parlamentin. Lideri socialist Edi Rama, tha se protesta do te zgjase tre dite dhe deri tani nuk eshte aprovuar asnje rast dhune.

"Ushqim ne 25 tendat afer Kryeministrise, 'sherbim' me turne"

Pas protestes se socialisteve, pjesa me e madhe e pjesemarresve u larguan qetesisht, ndersa pjesa tjeter, qendroi per te vijuar pjesen tjeter te protestes gjate gjithe nates. Rreth dy mije persona kane firmosur per te qendruar sebashku me grupin parlamentar socialist rreth Kryeministrise, ne shenje proteste. Por, pervec ketyre ishin te pranishem edhe anetaret e Asamblese Kombetare, i gjithe grupi parlamentar socialist dhe te gjithe kryetaret e degeve te socialisteve. Gjate gjithe nates kane qendruar vetem protestuesit e ardhur nga rrethet, ndersa ka pasur edhe te tjere qe kane qendruar me deshiren e tyre. Ne mengjesin e sotem, pritet qe protestuesit socialiste te ardhur nga rrethet te zevendesohen nga protestues te Tiranes. Ne diten e pare te qendrimit gjate nates ka pasur diskutime grupe-grupe te socialisteve lidhur me qendrimin e tyre ndaj kerkesave dhe kushteve ndaj qeverise. Ndersa ne monitorin gjigant perpara kryeministrise jane paraqitur materiale te ndryshme qe denonconin zgjedhjet. Rreth ores 23:00 te mbremjes se djeshme, protestuesve te ardhur nga rrethet iu eshte ndare ushqim nga Partia Socialiste. Rreth mesnates, ne 25 tendat e ngritura nga strukturat e selise roze, perballe Kryeministrise jane vendosur edhe soba gazi qe sherbenin per ngrohje, pasi temperaturat gjate nates ishin te uleta. Gjate dites se sotme, minibashkite te ndara ne dy ose tre grupe, do te zevendesojne protestuesit mes tyre cdo 4-5 ore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›