Protesta, sot në shesh partitë që fituan 721 mijë vota në zgjedhje
Cila është pesha elektorale e partive që do të protestojnë për hapjen e kutive. Forumi për Demokraci nis sot serialin e protestave për transparencën e zgjedhjeve
Shaban Sulçe
11 parti të mbledhura rreth Forumit për Demokraci dhe të udhëhequra nga Partia Socialiste do të nisin sot në orën 17:00 protestën e parë për hapjen e kutive të votimit dhe për garantimin e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Partitë opozitare, të cilat nuk janë vetëm të majta, por edhe të spektrit të djathtë, përfaqësojnë gjysmën e votuesve shqiptarë, të cilët votuan në procesin zgjedhor të 28 qershorit. Partitë e Forumit për Demokraci rezultojnë të kenë fituar në total 721 268 vota, pak më pak se gjysma e 1 519 176 votave të vlefshme të procesit zgjedhor. Ky është një nga faktet për të cilat krerët e partive në fjalë argumentojnë domosdoshmërinë e hapjeve të kutive të votimit. Sipas tyre, përderisa hapja e kutive të votimit kërkohet nga gjysma e shqiptarëve, nuk duhet të ekzistojë asnjë pengesë ligjore. Për më tepër, partitë të cilat tashmë gjenden në opozitë pretendojnë se kanë fituar më shumë vota, porse vota e tyre është vjedhur si rezultat i aktivitetit të makinerisë elektorale të qeverisë dhe Partisë Demokratike.
Votat
Numri në total në zgjedhjet e 28 qershorit i partive të Forumit për Demokraci është 721 268 vota. Nga këto 27 665 vota janë fituar nga koalicioni “Poli i lirisë”, i udhëhequr nga Partia Demokristiane dhe Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Gjithashtu, në këtë koalicion, i cili tashmë është organizuar si Unioni i Djathtë, merrnin pjesë Partia Bashkimi Demokrat (1030 vota), Partia Rruga e Lirisë (1002 vota) dhe Partia Reformave Demokratike (495 vota). Pesë partitë e majta, përfshirë edhe Partinë Socialiste, arritën të fitonin në zgjedhjet e 28 qershorit 688 748 vota, ndërkohë që Partia Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, e cila kandidoi e vetme në këto zgjedhje, arriti të fitojë 4865 vota.
Tryeza
Parti të majta dhe të djathta, të cilat kanë mbetur jashtë Parlamentit dhe që pretendojnë se u është cenuar vota në zgjedhjet e 28 qershorit, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për organizimin e tryezës opozitare. Partia Social Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia G99, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Demokristiane dhe Partia Ligj për Drejtësi, të mbetura jashtë Parlamentit, si dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (e vetmja parti parlamentare), i kanë konfirmuar dy ditë më parë zyrtarisht kryesocialistit Edi Rama mbështetjen në vendimin politik për bojkotin e Kuvendit nga ana e PS-së, si dhe mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre në protestën e 10 tetorit. Mbështetja ka ardhur edhe nga dy ish-anëtarët e Kryesisë së LSI-së, nga Sindikata e Minatorëve dhe nga Sindikata e Pensionistëve, të pranishëm në takim. Në diskutimet që janë zhvilluar me kreun e PS-së, Edi Rama, përfaqësuesit opozitarë kanë vendosur të mbështesin protestën e 10 tetorit me moton “Demokracia në rrezik”.
Rama: “Protestën e mbështesin shumica e shqiptarëve”
Pas takimit me përfaqësuesit opozitarë dy ditë më parë, kreu i PS-së, Edi Rama, tha se ndihej shumë krenar që vendimi për të bojkotuar Kuvendin dhe për të protestuar për të kërkuar hapjen e kutive të votimit tashmë nuk përfaqësohej vetëm nga Partia Socialiste, por nga shumica e shqiptarëve, nga parti të majta e të djathta, të cilat janë grabitur më 28 qershor. Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të marrë parasysh kërkesat e opozitës, ndërsa paralajmëroi protesta në të gjithë Shqipërinë. “Unë jam shumë krenar që vendimi ynë për mos hyrjen në Parlament nuk përfaqëson thjesht Partinë Socialiste, por përfaqëson shumicën e shqiptarëve, majtas e djathtas, që janë grabitur më 28 qershor dhe që përmes gjithë përfaqësuesve të tyre, qofshin përfaqësues politikë apo përfaqësues të interesave dhe grupeve të ndryshme, shprehën qëndrim të palëkundur ndaj këtij Parlamenti pa legjitimitet deri në plotësimin e kërkesave legjitime që kanë të bëjnë me transparencën e një procesi zgjedhor të turpshëm, pa standarde, e një procesi zgjedhor që nuk është një proces zgjedhor që bëhet në një vend anëtar të NATO-s, një vend që troket në BE, një vend ku jetojnë qytetarë e qytetare të Europës, nga Tropoja në Konispol”, - do të deklaronte Rama.
Votat e 28 qershorit të partive të Forumit për Demokraci
Partia Bashkimi Demokrat 1030 vota 0,07%
Partia Konservatore 1067 vota 0,07%
Partia Rruga e Lirisë 1002 vota 0,07%
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 10753 vota 0,71%
Partia Demokristiane 13308 vota 0,88%
Partia e Reformave Demokratike 495 vota, 0, 03%
Partia Ligj dhe Drejtësi 4865 vota 0,32%
Partia Social Demokrate 26700 vota 1.76%
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 18078 vota 1.19%
Partia Demokracia Sociale 10395 vota 0,68%
Partia G 99 12989 vota 0,86%
Partia Socialiste 620586 vota 40.85%
10 Tetor 2009