Berisha: “Opozita të trokasë në Prokurori, protestat nuk janë zgjidhje”
Një ditë para protestës, kreu i qeverisë i tregon opozitës “udhën e drejtë”
Në një konferencë për shtyp, shefi i qeverisë, i pyetur nga mediat rreth situatës më të fundit politike në vend, theksoi se asnjë prej drejtuesve të shtetit nuk mund t'i vërë në diskutim vendimet e Gjykatës, ndaj Prokuroria është zgjidhja e vetme. "Nuk ecet përpara duke bërë protesta. Unë i sugjeroj Ramës t'i drejtohet Prokurorisë, sepse ky institucion varet nga ligjet dhe në bazë të argumenteve të paraqitura, mund të hapen hetimet", - u shpreh Berisha. Kryeministri u shfaq i palëkundur në lidhje me pretendimet e opozitës për hapjen e kutive, duke thënë se i ofron asaj gjithë mbështetjen që kërkon, por pa shkelur ligjet e vendit. "Absolutisht do të bëj gjithçka për opozitën, por po nëse ne bëjmë kompromise për t’i vënë kazmën shtetit ligjor, ajo është më e keqja. Unë e ftoj opozitën ta ndryshojë ligjin për zgjedhjet, le të marrë shumicën në komisione, le të përcaktojë çfarëdo për zgjedhjet”, - u shpreh Berisha.
Deklarata kundër kërkesave të PS-së bëhet një ditë para protestave të paralajmëruara nga opozita e kryesuar nga PS-ja. Socialistët shprehen se manifestimet për votën e lirë do të vijojnë deri në hapjen e kutive ku, sipas tyre, fshihet e vërteta e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kompromisi
“Jam përcaktuar dhe përcaktohem të bëj, absolutisht, çdo lëshim që nuk cenon ligjet e vendit, por, në qofte se bëjmë kompromise për t’i vënë kazmën shtetit ligjor, është gjëja më e rëndë që mund të bëj. Ajo çka unë kam ofruar dhe ofroj që për të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raport, ftoj opozitën të vijë në Kuvend, të ketë shumicë në komision dhe të përcaktojë frymën dhe germën e tyre në ligje. Unë kam qenë dhe jam gjithnjë i vendosur t’i njoh opozitës të drejtën e vendimmarrjes për problemet zgjedhore. Unë mendoj se si pozita, ashtu dhe opozita, duhet të kenë të qartë se me gjithë fuqinë e madhe të pushtetit që ato kanë, nuk kanë fuqi gjyqësore. Por, meqenëse ma shtroni këtë, ajo për të cilën e ftoj zotin Rama është sa vijon: Politika bën ligje për të reformuar pushtetit gjyqësor, por më tutje nuk shkon. Ai që shkon më tutje është vetë sistemi i Drejtësisë”, - është deklaruar dje Berisha lidhur me mundësitë e kompromisit me PS-në pas shpalljes së bojkotit nga këta të fundit. Berisha u shpreh se opozita duhet të gjejë të gjitha argumentet dhe çështjet që t’ia paraqesë Prokurorisë dhe prokuroritë, qoftë ato të rretheve, qoftë ajo e Përgjithshmja, kanë tagrin e plotë të urdhërimit, të hetimit dhe të shqyrtimit të çështjeve.
Integrimi
Edhe në konferencën e djeshme “sebepi” më i mirë për t’i bërë thirrje opozitës t’i kthehet Kuvendit ka qenë sfida integruese e vendit dhe lëvizja e lirë. “Unë gjykoj se interesi i opozitës, në mendimin tim më të mirë, është që të japë kontributin e vet në këto kohëra për proceset e mëdha që janë para shqiptarëve, veçanërisht ai për lëvizjen e lirë. Duhet të mendojë shumë, shumë mirë se shansi është shans dhe ai është historik. Nuk të jepet dy herë mundësia për të kontribuuar për lëvizjen e lirë. Kjo mundësi të jepet një herë dhe duhet të jesh aty. Pavarësisht se mund të ngrejë pikëpyetje, unë kam bindjen se kjo nuk do të jetë një pengesë kur nuk ka një bazë ligjore. Atëherë merr pjesë në një proces, ku edhe ti jep një kontribut në të, si edhe në procesin tjetër, të vendimeve për statusin e kandidatit. Është realisht kohë historike. Shqiptarët kanë pritur shekuj për të lëvizur të lirë në Europë, tani janë në prag të saj. Me protesta mendon se do ta bindë Europën? Kjo nuk është gjë e mirë. Mund të protestosh, por kur nuk ke një bazë ligjore”, - deklaroi dje kreu i qeverisë.
Reagon Rama: “Berisha bëri një provokim të ulët, ai s’mund të diktojë objektivat tona”
Vetëm pak orë pas deklaratave të kryeministrit Berisha për të pranuar kërkesën e opozitës për të pasur shumicën në komisionin parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, duke shtuar se kutitë e votimit nuk mund të hapen, kreu socialist Edi Rama i ka konsideruar këto deklarata si provokime të ulëta nga ana e kryeministrit, ndërsa ka nënvizuar se PS-ja kërkon shumicën në komision për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve, që sipas tyre, fshihet në kutitë e votimit. “Ne duam shumicën në komisionin parlamentar për të hapur kutitë e votimit. Berisha e di mirë se në ato kuti fshihet krimi i tij elektoral, fshihet manipulimi i tij me kartat, pasaportat dhe listat e zgjedhësve. Duam të bëjmë detyrën tonë duke rivendosur drejtësinë, për të nxjerrë në dritën e diellit atë që Berisha e mban peng në terrin e kutive”, - u shpreh Rama. Kreu socialist theksoi se deklaratat e kryeministrit, të konsideruara të papranueshme nga ana e tij, e shtojnë edhe më shumë masën e arsyes pse nesër në orën 5 qytetarët duhet të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër asaj që socialistët e quajnë “krim elektoral i 28 qershorit”. Rama konsideron se pushteti “pa legjitimitet i Berishës” i ka mohuar opozitës një të drejtë ligjore për të hapur kutitë e votimit, duke nënvizuar se kjo padrejtësi është vulosur nga një Komision Zgjedhor dhe Kolegj Elektoral të gjunjëzuar nga qeveria. Rama ka ritheksuar edhe njëherë bindjen e opozitës për të mos u kthyer në sallën e Kuvendit pa u plotësuar kërkesat e saj. Kryeministri i sugjeroi dje opozitës që në vend të protestave t'i drejtohet Prokurorisë duke i paraqitur të gjitha pretendimet që ka për manipulim të zgjedhjeve. Ndër të tjera, Rama i ka bërë thirrje kryeministrit të sqarojë qytetarët përse nuk përfituan lëvizje të lirë në 2005-n kur “nuk do të mundë të realizojë premtimet e tij as në janar të vitit 2010”. “Ku janë vizat e premtuara gjatë fushatës? Ndërkohë që serbët, malazezët e maqedonasit më 1 janar do të lëvizin pa viza, ne jemi të izoluar për shkak të Sali Berishës”, - theksoi kreu socialist.
Berisha pret në takim princin saudit dhe pronarin e ri të “Albania Airlines”-it
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim princin e Arabisë Saudite H. R. H. Mansour Bin Mogrin Bin Abdulaziz Al Saud, si dhe Dr. Ali Evsen, president i grupit të kompanive “EVSEN”. Kryeministri mori përshëndetjet e mbretit Abdullah dhe premtimet e tij për të vazhduar më tej investimet në Shqipëri. Ai u shpreh se ishte nder për grupin që ata përfaqësojnë të ngrenë lart emrin e kompanisë ajrore “Albanian Airlines”, që ata kanë blerë nga grupi “Al Kharaf”. Mbreti Abdullah shtoi se emri shqiptar në këtë kompani i bën ata edhe më të përgjegjshëm për cilësitë e investimeve dhe shërbimeve që do të ofrojnë, nëpërmjet zgjerimit të biznesit të tyre. Ndërsa, presidenti i grupit të kompanive “EVSEN”, Dr. Ali Evsen, tha se blerja e linjës ajrore “Albanian Airlines” është hapi i parë në programin e madh investues që ata kanë bërë si kompani për Shqipërinë. Ai i prezantoi kryeministrit portofolin e aktiviteteve që ata mbulonin në vende të ndryshme. Krahas biznesit në transportin ajror, grupi operon në sektorin industrial të prodhimit, si kondicionerë, televizorë, montim automjetesh, edhe në fushën e ndërtimit, si dhe në atë të fibrave optike.
10 Tetor 2009