E Shtunë, 31 Tetor 2026

“G99”, Berisha të mos heqë nxënësit nga mësimi

 

Kryeministri Berisha të ndalojë praktikën e marrjes së nxënësve nga orët e mësimit në vizitat që bën në rrethe të ndryshme të vendit. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënëses së lëvizjes “G99”, Olta Xhaçka. “Sa herë që kryeministri viziton ndonjë komunë për përurimet e tij elektorale, fëmijët e shkollave të këtij fshati apo komune detyrohen të lënë mësimin dhe të mbushin radhët e turmave, të cilat shërbejnë si sfonde zbukuruese për kryeministrin. Ky fakt është tejet i dhimbshëm, pasi dhunon ndarjen e domosdoshme të sanksionuar në ligj mes arsimit dhe politikës. Fëmijët shqiptarë nuk janë kukullat e Berishës, por pasuria më e brishtë dhe më e çmuar e familjeve tona”, tha Xhaçka. Sipas Xhaçkës, fëmijët rreshtohen me forcë në përurime dhe ky është një abuzim me të drejtat e fëmijëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›