MENDJEMADHSIA E S MAJTS
Dallimi midis se majtes dhe se djathtes ka filluar te rudimentohet edhe ne Shqiperi. Ne universin politik rreshtohen krahas se majtes dhe se djathtes edhe disa particka qe e kane humbur reputacionin elektoral dhe flasin me gjuhen e liderit. Ne keta 20 vjet pluralizem kane hipur e zbritur ne pushtet e majta dhe e djathta duke pasur per garniture rreth vetes edhe 100 partickat familjare me gjithfare emrash. Origjina dhe kujtesa historike e partive tona te dala nga nje miter ka nje anomali panoramike klasore. Kjo vjen jo vetem thjesht per trashegimine ideologjike ku te te dy partite lidere kane ish-komuniste apo femije komunistesh ne piramiden e tyre por edhe ne programet dhe praktikat e tyre qe duhet ti beje te dallueshme. Jeta ne demokraci po provon qartazi se kemi nje Parti Demokratike te ashtuquajtur te djathte qe eshte nje e majte ekstreme autokratike dhe nje Parti Socialiste te majte e moderuar. Partia Demokratike sa here ka ardhur ne pushtet ka deklaruar nepermjet liderit te saj Berishes se do te zbatoje me fanatizem ligjin famekeq 7501 qe po e mban peng Shqiperine per rrjedhoje ka pohuar e mohuar pronat e pronaret. E djathta ndryshon diametralisht nga e majta sepse ju njeh pronen pronareve pa diferencime klasore e barazitizmi. Ne tere fushatat elektorale PD-ja ka luajtur me te gjitha format e mjetet abuzive per ti hipur kalit te pushtetit. Duke qene se e majta dhe e djathta nuk jane koncepte absolute por historikisht relative lideri i se djathtes e ka keqperdorur kete relativitet per te mashtruar jo vetem elektoratin por edhe shume particka qe sillen rrotull ne orbiten politike. Po te vendosim guret kilometrike ne kujtesen e fushates elektorale respektive te viteve 2005 dhe 2009 do te shohim se zgjedhjet nga fronti i se ashtuquajtures e djathte nuk jane fituar por u jane dhuruar. Dhuruesi ka vetem nje emer qe sot eshte bashkeshorti i Berishes mjeshtri Meta. Konfliktualiteti brenda llojit midis Metes dhe Nanos beri qe divorci i nje skuadre me prirje te majta ti derdhe votat ne rezervuarin e Berishes. Berisha ky mjeshter i madh politik ka treguar se di te luaje ne fushen e politikes edhe pa top. Eumlshte nje ripertypes modern. Kundershtaret e tij qe e shane e kercenuan e anatemuan ai jo vetem qe i futi ne vathin e tij politik gjate fushates elektorale por pas krushqise me Meten lideret e partickave ai i shperbleu me poste e ofiqe te larta partiake e shteterore qe i gezojne edhe sot. Pas marrjes se pushtetit ne dyert e te ashtuquajtur e djathte u turren kontribuuesit dhe militantet si nje ushtri bletesh qe kishin prodhuar mjalte per PD-ne. Por kudo qe trokiten i gjeten dyert te hapura per te mos thene te shqyera me nje vemendje e kujdes abuziv te titullareve te institucioneve shteterore. Kjo eshte filozofia e PD-se dhe liderit te saj Berisha. Eumlshte mire dhe keq. Eumlshte mire se i konsideron vlereson e shperblen bashkeluftetaret e tij ne fitore ndryshe nga e majta. Eumlshte keq se pushton gjithe administraten me militante medioker anakronike per hir te ngjyres. Me ardhjen ne pushtet te PD-se dhe sateliteve te saj filloi operacioni fshesa intelektuale duke hequr nga institucionet qendrore zyrtare te majte perfshi ketu edhe eliten intelektuale si profesore e doktore. Edhe ndonje specialist elitar qe kish shpetuar nga toleranca miope e spastrimeve demokratike te reformes se 2005-s u korrigjua ne proces kete vit. Po te hedhesh grepin ne dikastere qendrore e vendore ku drejton PD-ja e ke te veshtire te gjesh qofte edhe nje specialist te shprehur te se majtes. Krejt ndryshe ndodh ne bashkite ku drejton e majta. Shembull i Bashkise se Tiranes ku administrata perbehet nga 70 per qind te djathte perfshi ketu edhe drejtues kryesor eshte nje model ku duhet te reflektoje pushteti qendror. E majta edhe kur dorezoi pushtetin po ta vrojtosh me kujdes do shohesh se kolltuket i kish PS-ja dhe karriget i kish PD-ja. Karrige matematikisht jane me shume se kolltuke. Por kjo filozofi e se majtes per te bere shtet nepermjet bashkeqeverisjes dhe meritokracise eshte ironizuar nga klasa politike revanshiste e se djathtes ne qeverisjen aktuale. Po te certifikosh administraten e sotme qeverisese eshte e mjerueshme per nga aftesite profesionale dhe kualitetet intelektuale. Stani i se djathtes ka ne vathen e vet nje varferi intelektualesh superiore qe i duhen per te qeverisur ne nivele kualitative. Kjo situate e ka detyruar te motivoje huazoje e prodhoje nje kope kopesh miq e shokesh per te qeverisur vendin pa pergjegjesi politike nepermjet kompromisit te korrupsionit. Qeverisja post 2009 eshte nje qeverisje e ngritur mbi kater shtylla fondamentale si militantizmi krahinalizmi nepotizmi dhe klientelizmi. Ky kompozim korruptiv eshte i motivuar ne misionin e kesaj qeverie qe ska ardhur ne pushtet per te punuar por per tu pasuruar e pervetesuar me cdo mjet e me cdo cmim. Kete mision qe i ka vene vetes e ka shpalosur dhe justifikuar ne shkallen me te larte qe nga patriarku e deri te pjella e tyre grabitqare. Eumlshte kjo klime abuzive qe degjojme cdo dite per afera korruptive te ministrave te kesaj qeverie dhe familjareve te tyre.
E majta ka defekte ne kolegjialitetin e vet politik. Ajo karakterizohet nga nje eufori intelektuale deri ne denigruese ndaj kolegeve te vet gje qe se ka e djathta. Kjo sjellje buron te resurset e medha intelektuale elitare konkurruese deri ne ambicie primitive. E majta ka nje elektorat me te qyteteruar e selektiv per hir te gjeografise politike. Kjo ka bere qe te amortizoje anomalite e klases drejtuese qe shpeshhere kane humbur reputacionin dhe virtytet luftarake te arsyes te tolerances dhe mirekuptimit politik brenda llojit. Lideret politik te se majtes harrojne se lavdia e tyre eshte ngritur mbi shumesine e madheshtine e elektoratit te majte. Brenda klases politike te se majtes ka nje treg te gjere opinionesh mendimesh ndryshe idesh e interesash qe perplasen si dy dallge ne nje breg te ashper qe kerkojne medoemos kompromis virtual. Demokracia brenda Partise Socialiste ka funksionuar si nje shembull pozitiv ne politiken shqiptare qe kohet e fundit ka pasur synime te shperdorohet per egoizem protagonizmi pararendes. Kjo situate ka sjelle peshtjellime dhe anomali ne kampin e majte me pasoja rrezatuese edhe ne masen e elektoratit. Politikanet jane te privilegjuar me se shumti ne pushtet por edhe ne opozite. Ata skane privacione ekonomike nevoja jetesore pa punesi varferi trysni te pushtetit perbuzje shoqerore kompleksin e inferioritetit moral dhe personalitet te venitur. Te gjitha keto dukuri shqetesuese rendojne mbi supet e elektoratit te majte qe megjithese me i shumte ne numer dhe me i larte ne cilesi qendron i persekutuar nga nje regjim autokratik. Ne demokracine shqiptare PD-ja perfaqeson universin antagonistik te politikes ku opoziten e trajton si armike patologjike dhe jo si nje oponence konkurruese te luftes per zhvillim. E majta kur vjen ne pushtet ka nje vizion krejt ndryshe me konvencione realiste demokratike. Ajo nuk i perjashton te djathtet nga qeverisja. Ajo vuan me shume nga liberalizmi se nga radikalizmi. Qendrimi i saj shkon deri aty sa qe te mos i perfille militantet e vet megjithese u ka vjele votat duke e motivuar se kemi ardhur ne pushtet te bejme shtet dhe jo militantizem. Ky qendrim shpeshhere e ka acaruar elektoratin e majte se administrata edhe ne qeverisjen e majte ka qene e mbushur me shume me te djathte ne menyre te pamerituar per hir te filozofise te bashkeqeverisjes. Mendjemadhesia e se majtes shkon deri ne kufijte e mosperfilljes qe shfaqin disa ministra sa hipin ne karrige ndaj shume intelektualeve me kontribute e vlera shoqerore pa folur me per njerezit e thjeshte. Secili shet mend aq sa i mungon thote nje proverb anglez. E majta si shtrese shoqerore ka si cilesi modestine jo mendjemadhesine miresjelljen jo megalomanine mencurine jo prepotencen moralin unitar jo percarjen per interesa meskine te lidereve xhuxhe. E majta duhet ti harroje mosmarreveshjet keqkuptimet romantike egoizmat dhe gabimet e ndersjella qe jane pjese e jetes shoqerore e per me teper e familjes politike. Marredheniet kur jane private individuale apo te nje grupi kur behen publike shprehin nje gjendje te renduar shpirterore psikologjike simpatie ose antipatie terheqje ose neverie ndaj nje personi ose nje ngjarje qe kerkon maturi pjekuri dhe objektivitet per tu zgjidhur pozitivisht. Kjo seshte nje kritike por nje trokitje midis miqsh. Akumulimi i se keqes e con potencialisht kundershtarin ne avantazh. Eksperienca politike e ketyre viteve ka treguar se nuk ka fituar e djathta dhe ska deshtuar e majta por ka gabuar klasa politike e se majtes. Elektorati i majte e ka prodhuar qumeshtin me shumice por nuk kane ditur ta mjelin lideret e radhes te se majtes. Pushteti eshte dhuruar nepermjet nendetes e quajtur LSI. Kjo situate e pazakonte ku votohet me shume majtas dhe qeveriset djathtas prej dy raundesh zgjedhjesh eshte nje pergjegjesi qe nuk shlyhet me nje autokritike apo justifikim para elektoratit por kerkon nje reflektim te thelle nga e gjithe klasa politike e majte ne te gjitha qelizat. E majta eshte ne ate piedestal politik por i kane zene perde syte per te pare sakrificen dhe madheshtine e elektoratit te vet. Ka ardhur koha qe duhen lene menjane merite egoizmin krenarine fodullekun ambiciet primitive qe grumbullojne vec vrer e qelb qe mahisin e pegejne plagen ne trupin e PS-se. Lideret e se majtes duhet te korrigjojne shenjestren ne vendosjen e kandidaturave per pushtetin vendor qe te mos perserisin gabimet fatale qe bene ne zgjedhjet e kaluara. Per kompromise banale me aleatet apo per mungese njohje ata dhuruan disa bashki si ne Tepelene Orikum Gramsh Polican e shume te tjera. Kjo situate eshte percjelle nga mungesa e pergjegjesise njohjes dhe euforise dhe aktit te filtrimit te kandidaturave nepermjet sites se strukturave ne baze. Duke i pare ne teresine e veprimtarise se tyre komplekse te majten dhe te djathten shqiptare ne keto 20 vjet pluralizem e majta merr nje konotacion pozitiv ndersa e djathta nje konotacion negativ. E pashe me sy kritik jeten dhe veprimtarine politike te se majtes nisur nga nje thenie e Molierit se Ai mik qe nuk te flet hapur nuk eshte mik.