Protesta te fakulteti ekonomik, kërkohet ndërprerja e punimeve të një godine
Studentët dhe stafi pedagogjik i fakultetit ekonomik në Universitetin e Tiranës kanë protestuar,duke kërkuar ndërprerjen e punimeve të një godine që po ndërtohet pranë godinës së fakultetit. Zëvendës dekani i fakultetit ekonomik, Fatmir Mema është shprehur se nëse ky problem nuk do të marrë një zgjidhje do të bojkotohet mësimi. Sipas Memës, studentët e ekonomikut kanë nevojë për më shumë hapësirë dhe jo që t'ju zihet edhe ajo hapësire që kanë.
Edhe shumë studente të fakultetin ekonomik janë shprehur të indinjuar për vazhdimin e punimeve të kësaj godine që po ndërtohet pranë fakultetit të tyre, duke u shprehur se janë të gatshëm të vazhdojnë protestat, por edhe të bojkotojnë mësimin .