Rusia dhe Kina firmosin paktin për gazin
Duke nisur që nga viti 2010, Moska do të furnizojë Pekinin me gaz në këmbim të huave. Pakti energjetik u nënshkrua në Kinë gjatë vizitës së kryeministrit rus Vladimir Putin.
Marrëveshjet e nënshkruara me kryeministrin kinez Uen Zhiabao kanë një vlerë prej 3 miliardë e gjysmë dollarë. Analistët thonë se në bisedime, Kina për shkak të vrullit ekonomik ndodhej në një pozicion me të mirë së Rusia, çka përmbys rolet e tyre duke kujtuar se 60 vjet me parë kur sapo ishte shpallur republika, Kina ishte ajo që kërkonte ndihmë nga Bashkimi Sovjetik.
Sipas marrëveshjes me të rëndësishme që u firmos në Pekin nga kryeministrat e Kinës dhe Rusisë, Gazpromi do të furnizojë çdo vit me 70 miliardë metër kub gaz.