Fiskalizohen bizneset
Rreth 55 për qind e biznesit në shkallë vendi është pajisur me kasa fiskale. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri më tani është fiskalizuar pjesa më e madhe e biznesit, raporton gazeta Start.
Sipas DPT’së, rezultojnë rreth 56 mijë kasa të vendosura, të cilat kanë ndikuar në formalizimin dhe vetë deklarimin e të ardhurave. Fiskalizimi është konsideruar edhe një nga format më të rëndësishme më të rëndësishme të tatimeve.
Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve theksojnë se do të vijohet deri në fiskalizimin e plotë të ekonomisë. Rritja e përgjegjësimit të bizneseve për të vendosur kasa fiskale është kryer edhe përmes kontrolleve në terren të inspektorëve. Të cilët kanë aplikuar edhe masa administrative, si gjoba për të për ata që nuk kanë vendosur ende kasa fiskale.