Protesta të reja në Siri

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 17:30
Autoritetet siriane konfirmuan se dy persona kanë humbur jetën, gjatë protestave antiqeveritare në qytetin Latakia.
Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr, kur protestuesit kanë sulmuar selinë e partisë Bath. Incidenti në Latakia pason raportet e së premtes, për mbi 20 të vrarë në qytetin Dara dhe zona të tjera.
Zyrtarët thonë se dhuna është duke u nxitur nga ata që duan të provokojnë konflikte ndërfetare në vend.
Ndërkaq, protestuesit bëjnë thirrje për largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad, familja e të cilit sundon Sirinë që 40 vjet.