Lucio vazhdon në Inter

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 18:11
Qendërmbrojtësi i Interit, Lucio është në bisedime të avancuara rreth vazhdimit të kontratës së tij që do të përcillej me pensionimin e tij në Giuseppe Meazza.
La Gazzetta dello Sport ka njoftuar se drejtori i Interit, Marco Branca është duke zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e reprezentuesit brazilian rreth kontratës së re të tij.
Lucio aktualisht ka kontratë deri më 2013, por bisedohet për marrëveshje të re njëvjeçare.
Lucio 32 vjeç, në rast të vazhdimit të kontratës dhe respektimit të saj, do të pensionohet në Inter.