E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fink merr pas vetes Shaqirin ?

Pas largimit të trajnerit Thorsten Fink nga Baseli, në drejtim të klubit gjerman Hamburg, tifozët e kampionit zviceran kanë filluar të shqetësohen me të madhe se tani mund të mbeten edhe pa disa nga lojtarët kryesorë.

Tabloidi zviceran Blick, shkruan se tifozët e klubit nga stadiumi St. Jakob-Park, po frikësohen se talentin kosovar Xherdan Shaqirin do t’i bashkohet trajnerit Fink te klubi nga Bundesliga.

Hamburg qe një kohë të gjatë ka shfaqur interesim për reprezentuesin zviceran, por Fink ka siguruar se nuk do të marr lojtar tashmë nga ish skuadra, të cilën dy herë radhazi e shpalli kampioni të Zvicrës.

Sipas Blick, transferimi i Shaqirit në Hamburg tani për tani duke i vështirë përderisa dikush nuk ofron 10 milion euro për shërbimet e gjilanasit, i cili me Baselin ka kontratë deri në verë të vitit 2014.

Përveç Hamburgut, interesim për shërbimet e 20 vjeçarit kanë shprehur edhe Bayern Munchen, Arsenal, Liverpool, Manchester United, Juventus, Napoli, Lazio e të tjera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›