Protestat, Partia Socialiste, mbështetje dhe bashkëpunim me grupet e interesit
Partia Socialiste ka nisur negociatat me të gjitha grupet e interesit apo kategoritë e ndryshme, të cilat janë të pakënaqura me qeverinë dhe që kohët e fundit janë hedhur në protesta kundër saj. Qëllimi i këtyre negociatave të socialistëve është dhënia e mbështetjes dhe suportit ndaj grupeve protestuese, si dhe lindja e një bashkëpunimi midis tyre dhe Partisë Socialiste, e cila, edhe ajo, nga ana e saj, prej një muaji është hedhur në protestë. Drejtues të posaçëm të PS-së kanë shprehur mbështetje, por gjithashtu kanë kërkuar bashkëpunim për të unifikuar qëndrimet kundër qeverisë, me kategorinë e pronarëve të tokës, minatorëve, ish-të përndjekurve, ish-ushtarakëve etj. Madje ka qenë edhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili, në prononcimet e tij publike, ka mbështetur qëndrimet dhe kërkesat e këtyre kategorive, duke e akuzuar qeverinë se po e zhyt vendin në krizë. Socialistët kanë kërkuar nga grupet e interesit që të marrin pjesë dhe të mbështesin protestat e opozitës.
25 Nentor 2009