E Shtunë, 31 Tetor 2026

PESHËNGRITJE, Romela Begaj, e katërta në botë



Romela Begaj regjistroi një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin e 20-të Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Gojang të Koresë së Jugut, duke zënë vendin e katërt në botë në dygarësh në peshën 58 kg. Peshëngritësja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave, vendi i gjashtë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, ngriti 95 kg në stilin e shkëputje (vendi i katërt) dhe të gjashtin në stilin e shtytjes me 112 kg të ngritura. Në shkëputje pas dy provave të suksesshme, përkatësisht 92 kg dhe 95 kg, Begaj është ndalur në provën e tretë me 97 kg duke e mbyllur misionin e saj në shkëputje në vend të katërt. në stilin e shtytjes Romela Begaj ka ngritur në përfundim 112 kg. Begaj e nis fillimisht me 108 kg dhe nuk gabon. Në provën e dytë tenton të ngrejë mbi supe 112 kg, por ka dështuar. Të njëjtën peshë Begaj e merr përsipër ta ngrejë në provën finale dhe kësaj radhe nuk fal. Në stilin e shtytjes, Begaj renditet e 6-ta. Sot garon në peshën 77 kg peshëngritësi i njohur shqiptar Erkand Qerimaj, ndërkohë që Evis Karina (85 kg) garon të enjten. Në Gojang të Koresë së Jugut po zhvillohet Kampionati Botëror i 77-të i Peshëngritjes për të Rritur dhe i 20-ti për të rritur. Shqipëria përfaqësohet me 3 sportistët e saj më të mirë

24 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›