E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor për zgjedhjet, të martën vendoset axhenda e punimeve

Komisioni i ligjeve qe mblidhet te marten do te vendose per axhenden e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit e cila u miratuar me nismen e mazhorances ne senacen e fundi parlamentare. Sipas anetarit te komisionit hetimor Bumci, ashtu si eshte prashikur ne komisonin e ligjeve do te miratohen modalitetet e funksionimin te hetimit parlamentar qe sigurisht parashikon transparence te plote por pa prekur ceshtjet qe jane zgjidhur me vendim gjykate.

Komisioni i miratuar hetimor do të ketë 15 anëtarë në përbërje të tij dhe se kryesimin do ta ketë përfaqësuesi i Partisë Socialiste. Nënkryetari i komisionit do të jetë i PD-së, ku është përcaktuar Ilir Rusmali. Gjithsej do të jenë 15 anëtarë të komisionit. Maxhoranca ka anëtarë në këtë komision Eduard Halimin, Enkelejd Alibeaj, Aldo Bumçin, Arenca Trashanin, Viktor Gumin, Edi Palokën të PD-së dhe Nasip Naçon e LSI-së. Ndryshe nga kërkesa e PS-së, shumicën në këtë komision do ta kenë të djathtët dhe jo të majtët, ndërsa posti i kryetarit do të jetë i tyre.

Sipas vendimit "Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje, përveç çështjeve për të cilat ka vendime të gjykatave të vendit, janë në shqyrtim gjyqësor apo për të cilat është regjistruar kallëzim penal në Prokurori. Objekti i hetimit duhet të jetë i argumentuar dhe duhet të përmbajë fakte ose kompleks faktesh, të cilët tregojnë qartë se për çfarë po hetohet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›