Protestat në Greqi, bie intensiteti por jo dhuna
Skandalet ekonomike dhe korrupsioni, shkaqet kryesore të protestave. Një televizion u pushtua në Patra, protestuesit japin mesazhet e tyre
Blerina Olldashi
Për të shtatën ditë rresht, Greqia është përfshirë nga protestat e mijëra njerëzve që rrëfyen edhe shkaqet e zemërimit, përtej arsyes së vrasjes së adoleshentit ditën e shtunë. Skandalet ekonomike të vendit, skandalet politike e korrupsioni në shoqëri janë pikërisht fenomenet negative që kanë ngritur popullin grek në këmbë kundër qeverisë. “Ndaj ne kemi nevojë të gjejmë diçka të re dhe një zgjidhje për të jetuar paqësisht bashkë. Kjo është ajo që po ndodh në Greqi”, - thotë njëri prej demonstruesve. Një tjetër demonstrues është shprehur: “Nuk mendoj se do të ndryshojë ndonjë gjë, por ky është një zemërim popullor pasi ne jemi aq të mbingarkuar, situata është e padurueshme”. Ndërkohë, një televizion u pushtua në orët e mbasdites nga protestuesit në Patra. Ata nxorrën nga studioja prezantuesin që ishte në transmetim direkt dhe u dhanë shikuesve mesazhin e tyre. Ndërsa në rrugët e Athinës u zhvillua një marshim paqësor, si homazh për 15-vjeçarin e vrarë javën e kaluar. Para dy ditësh, protestuesit u mblodhën paqësisht në shkallët e Universitetit të Athinës, ndezën qirinj në shkallët e këtij universiteti duke i bërë homazhe 15-vjeçarit të vrarë.
Të tensionuara kanë qenë zonat Kesariani, Koridhalos, Palio Faliro, Kamatero, Iliupoli, Neos Kosmos dhe Marathona. Ndërsa në Selanik ka pasur konfrontime të vogla përballë ndërtesës së Ministrisë së Maqedonisë dhe Trakës si dhe te komisariati i policisë në qendër të qytetit ndaj të cilit grupe të rinjsh kanë hedhur përsëri gurë. Ndërkohë, nga Bruskeli kryeministri grek Karamanlis ka dhënë një konferencë shtypi ku iu referua ngjarjeve të ditëve të fundit. Ai deklaroi: “Duhet të mendohet me seriozitet dhe përgjegjësi për brezin e ri, sepse konfuzioni që ekziston sot është i rrezikshëm për demokracinë. Dhuna e ditëve të fundit ka qenë një dhunë e verbër e elementëve ekstremistë, të cilët synojnë shkatërrimin e demokracisë dhe ligjet e saj”. Karamanlis hodhi poshtë pikëpamjet ideologjike që të çojnë te dhuna duke e dënuar violencën e ushtruar nga këta elementë.
Sipas tij, ndihma ekonomike që do t’u jepet të dëmtuarve është e mjaftueshme. Megjithatë, kryeministri grek tani për tani nuk shikon nevojën e ndryshimeve në skemën qeveritare.
14 Dhjetor 2008