Londër, Ejup Ganic lirohet nga arresti
LONDER-Një gjykatë britanike e ka liruar me pagesë ish-zyrtarin e lartë boshnjak Ejup Ganic, i cili ishte arrestuar më herët këtë muaj, në bazë të akuzave nga Serbia për krime të luftës.
Ganic, 64 vjeçar, ishte arrestuar më 1 mars në aeroportin londinez, Hithrou, sipas fletarrestit të Serbisë, lidhur me vrasjen e trupave jugosllave në Bosnjë në vitin 1992.
Serbia e akuzon Ganiqin se ka urdhëruar vrasjen e më se 40 ushtarëve, që ktheheshin nga Sarajeva, në fillim të luftës.
Raportohet se Ganic do të qëndrojë në Londër dhe rregullisht do të paraqitet rregullisht në polici.
(d.b/BalkanWeb)