Tensionohet situata ne Siri ushtria qellon demonstruesit

Nuk ndalen as protestat dhe as represioni qeveritar në Siri. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se dhe sot trupat e Bashar al-Assad kanë hapur zjarr kundër popullsisë vendase.
''Të shtënat kundër banorëve vazhdojnë",-citohet të jetë shprehur një aktivist për të drejtat e njeriut, Abdallah Abazid. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë filluar evakuuimin e diplomatëve dhe shtetasve amerikanë nga Siria për shkak të mungesës së stabilitetit dhe situatës të paqartë që mbretëron në vend.
Në Deraa kanë hyrë në veprim mijëra ushtarë. Të mbështetur dhe nga tanket, forcat e ushtrisë nuk kanë nguruar të qëllojnë mbi civilë. Përveç kësaj, sipas të dhënave të dëshmitarëve, snajperët kanë qëlluar nga çatitë e shtëpive në drejtim të demonstruesve.
Sipas informacioneve të agjencive në Deraa kanë vdekur të paktën 25 njerëz dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Forcat e armatosura të sigurimit kontrolluan pa paralajmërim disa shtëpi. SHBA-ja dënoi ashpër dhunën në rritje dhe mendon për sanksione kundër qeverisë në Damask.
Delina Bitraku