Dhender i ri me mendime te reja

Te shembesh nje sistem vilash te tera per te ngritur mauzoleun e Enver Hoxhes eshte gjithashtu pjese e paranojes se kesaj diktature. Evropa jo me kot e krahasoi Enverin me Hitlerin. Enveri nuk sulmoi kombe dhe vende te tjera por sulmoi dhe shkaterroi vlerat e kombit te tij
Nga Sali Berisha
Kryeminister
Vleresoj thirrjen e Komitetit Shteteror per ndertimin e Parlamentit te ri dhe dua te theksoj se parlamenti si institucioni themelor i ketij vendi pas 100 vjetesh rruge te komplikuar nga kaos ne mbreteri nga mbreteri ne okupacion nga okupacion ne diktature nga diktatura ne sistem demokratik pra pas 100 vitesh ky vend do te kete parlamentin e tij ndertesen e parlamentit te ri si ndertesen me dinjitoze te qytetit te Tiranes te kryeqytetit te vendit.
Ndertimi i parlamentit eshte nje domosdoshmeri para se gjithash nga ana funksionale. Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka parlamentin e saj por e ka ate ne ndertesa te ndryshme ne distanca dhe jo teresisht funksionale sic do te duhej ligjvenesve te vendit per te permbushur detyrimet e tyre ndaj zgjedhesve. Koncepti ndaj parlamentit ne teresi ne kete vend ka qene rudimental ndaj dhe faktikisht ne rrafsh me ndertesen pervec viteve te para te tij parlamenti ka qene nje institucion jetim.
Ne historine 50 vjecare te diktatures u shemb barbarisht Tirana dhe qendra e saj. U gerryen ne themele institucionet kulturore shekullore per te ndertuar katrahura mongoloide dhe ketu mongoloid e kam ne sensin biologjik te fjales sepse te shembesh pazarin e vjeter dhe te ndertosh pallatin mongol ne qender te Tiranes te shembesh xhamine e Karapiceve dhe per me teper ndertesen me te bukur te kryeqytetit Bashkine per te ndertuar nje muze qe kalimtaret kthejne koken per shkak te arkitektures se tij do te thote te kesh rene teresish ne nje paranoje te totalitarizmit.
Te shembesh nje sistem vilash te tera per te ngritur mauzoleun e Enver Hoxhes eshte gjithashtu pjese e paranojes se kesaj diktature. Evropa jo me kot e krahasoi Enverin me Hitlerin. Enveri nuk sulmoi kombe dhe vende te tjera por sulmoi dhe shkaterroi vlerat e kombit te tij. Tek degjoja nje zedhenes politik te deklaronte se Enver Hoxha ka shkaterruar vetem nje monument kulturor nuk mund tu besoja vesheve se deri ku arrin verberia hoxhiste ne mendjen e ketyre njerezve. Neroni i institucioneve dhe trashegimise kulturore shqiptare Neroni i vertete rezulton se ka shkaterruar vetem nje institucion kulturor kishen e Vaut te Dejes sepse per Neronin kryevepra te kultures dhe trashegimise ishin kasollja e Galigatit dhe shtepia e baba Cenit.
Pra ky eshte tragjizmi i arkitektures se viteve te diktatures. Sigurisht qe cdo sistem ka detyrimet e veta por kjo qeveri dhe qeverite para saj nuk kane patur mundesine te angazhohen ne ndertimet publike sepse kane patur njemije probleme te tjera per te zgjidhur duke filluar nga gota ujit tek rruga rrugicat shkollat etj. Per vendin gjithnje behej e domosdoshme nevoja per parlamentin e ri. Ne kete kontekst jo vetem ne legjislaturen qe shkoi dhe para saj ishte ngritur nje komitet qe shqyrtonte mundesine e ndertimit te parlamentit te ri.
Konkursi i fundit i studiove serioze erdhi i ndare pati nga ata qe sollen projektin per te ndertuar vetem sallen pati te tjere qe sugjeruan te ndertohej i tere parlamenti dhe konkretisht ne lulishten ngjitur pati nje projekt i cili perpiqej te retushonte fasaden e kesaj ndertese moskovite me nje make up perendimor. Ky projekt ishte shume i diskutueshem pasi zgjidhte vetem sallen pervec faktit qe krijonte nje pamje gjysme mitologjike nje i vdekur dhe nje i gjalle.
Arkitektura ka gjuhen e saj madje dhe me te forte se libri por nuk ishte vetem ky aspekt i ketij projekti kishte edhe mbrapshti te tjera per te cilat eshte bere nje debat ne kete salle dhe nuk do te ndalem. Nderkohe problematika e disa institucioneve behej gjithnje e me madhe. Nje nga keto institucione qe kishte veshtiresite me serioze per funksionim e saj ishte Gjykata e Larte e vendit. Kryetarja e kesaj gjykate i eshte drejtuar ne menyre te perseritur qeverise dhe une ju siguroj se kushtet aty jane te pa pranueshme se hapesirat jane te pa mjaftueshme dhe ne menyren me serioze qeveria ne nje seri takimesh i ka siguruar Kryetares se Gjykates se do te angazhohet per ndertimin e nje gjykate te larte.
Qeveria shqyrtoi mundesine e ndertimit te saj ne zonen midis Bankes dhe Hotel Dajtit dhe duhej blere nje sasi e mire toke por gjykata eshte gjykate dhe duhet te funksionoje ne kushte normale. Kemi te bejme me dy institucione kushtetuese qe kane problematike te madhe por eshte dhe nje institucion tjeter qe nuk eshte shtruar ne kushtetuten ligjore te vendit por eshte shkruar ne kushtetuten morale sic eshte Teatri Kombetar i vendit dhe ajo kushtetute morale te detyron ti japesh atij vendin dinjitoz.
Ne keto kushte u gjet si me i pershtatshem vendi ku ndodhet mauzoleu i diktatorit i parashikuar per balsamimin e tij por qe deshtoi ne ate proces dhe qe ze nje siperfaqe 4 here me te madhe sesa Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise. Nga ana e siperfaqes mauzoleu i diktatorit ishte parashikuar si shtepia e perjetesise tokesore te tij se per ne qiell ai i kishte ndare hesapet ishte ateist pavaresisht se i vune kambanat para deres se tij mos mendoni se ai ndryshoi gje.
Mauzoleu u vendos aty per te perjetesuar kujtimin e nje njeriu qe ne historine e ketij kombi do te mbetet njeriu me barbar me mizor me gjakesor i te tera koherave. Njeriu qe coi kombin ne alternativen per te qene apo per te mos qene qe ndertoi me shume bunkere se spitale dhe universitete qe ekzekutoi pa gjyq mijera e mijera qytetar te pafajshem qe rrenoi dhe shkaterroi trashegimine kulturore shekullore dhe mijera vjecare te shqiptareve.
Pra edhe per aq sa eshte nostalgjia do te thosha se ajo eshte gjeja me absurde dhe me e pa justifikueshme. Shume lehte mund te shtrohet pyetjapse tani Absolutisht sepse tani kjo qeveri ia doli te disponoje te gjitha mjetet per ta ndertuar ate duke zbatuar te gjitha projektet duke rritur rrogat duke rritur pensionet duke ndertuar shkolla duke ndertuar rruge dhe eshte pikerisht tani.
Faktet flasin me shume se fjala dhe une jam i gatshem te listoj nje liste te tere te veprave te medha publike dhe atehere ne keto kushte u gjykua qe te ndertohet kompleksi i ri parlamentar dhe me kete ndertim une ju garantoj ju se kjo qeveri nuk shpenzon asnje qindarke me teper sesa po te ndertonte ate kubet mbi kete godine dhe Gjykaten e Larte. Te dyja se bashku shkonin te pakten 28 me shume sesa kompleksi i parlamentit dhe sigurisht qe ne jemi te interesuar per eficencen me te madhe te perdorimit te parase dhe se treti me kete vendim parlamenti institucioni qendror i vendit behet me ndertesen me moderne te Shqiperise e meriton kjo eshte historia e parlamentarizmit.
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte mundet dhe KLD marrin teresisht kete ndertese e cila diten e pavaresise e tutje do te quhet pallati i drejtesise. Teatri Kombetar merr nje salle mbreterore nje nga sallat me te bukura ne Evrope e vogel e bukur akustike me nje arkitekture dinjitoze fatmiresisht parlamenti i beri nje rindertim te shkelqyer si nje pergjigje e te gjitha aspekteve dhe atyre qe vijne dhe une dua te theksoj se artistet e kane pritur me kenaqesi te madhe e kane vleresuar shume. Ata duhet te dalin nga ato rrugica ku jane dhe te vendosen aty ku kushtetuta morale e kombit do ti vendoste ata. Kemi te bejme me nje vendim i cili zgjidh problemet madhore te tre institucioneve te vendit Parlamentin Pallatit te Drejtesise Teatrit Kombetar.
Do ta mbyll fjalen time zonja kryetare duke thene se ne hartimin e buxhetit po percaktohen te gjitha instrumentet financiare per tiu pergjigjur ketij projekti dhe eshte e rendesishme te mos humbasim asnje dite te vetme sepse ky nuk eshte nje proces i thjeshte ky eshte nje proces kompleks qe duhet te bejme te angazhohen studimet me serioze te vendit dhe ftoj Kryetarin e Bashkise se Tirane te jape ndihmesen e tij. Por ketu do te organizojme qytetaret e Tiranes per te pare dhe votuar per maketin i cili do te vihet ne vend te dukshem ku qytetaret te kalojne dhe te japin vleresimin e tyre. Do te kete nje juri ekspertesh dhe nje juri publike do te krijohen sistemet me te mira te komunikimit qe edhe qytetaret te votojne projektin natyrisht pa kuti por me votim elektronik sikunder do te pergatitemi paralelisht per kontraktimin e kompanive me te fuqishme sepse 28 nentori i 2012 po afron dhe duhet qe eterit e pavaresise te jene shpirterisht te pranishem ne ate parlament dhe ate salle. Duhet qe shqiptaret te festojne pavaresine e tyre ne nje parlament te ri. Pra une jam ketu per ti garantuar parlamentit se qeveria do te angazhoje te gjitha burimet e saj ne menyre qe vendi te kete ndertesen me dinjitoze me te merituar per parlamentin e tij.
Ndertimi i parlamentit ne vendin e percaktuar sipas planit rregullues te Tiranes eshte ne vendin me te pershtatshem pasi plani rregullues francez e le ate problem te hapur sepse arkitekti francez nuk mund ta konsideronte nje trashegimi historike per tu mbajtur muzeu de fakto dhe mauzoleu de jure te Hitlerit te pas luftes.
E verteta eshte se aty ka qene e parashikuar te varrosej i balsamosur diktatori por balsamimi ishte nje proces i komplikuar cilido qe deshiron mund te shkoje te gjeje shenjat e varrit sepse u tha me vone se ky proces nuk mund te perfundonte ne ate menyre dhe u vendos busti i tij. Pra nuk kemi te bejme ketu me nje trashegimi arkitekturore e cila duhet pare me nje lloj interesi sepse une nuk mund te them ketu se Pallati i Kultures eshte dinjitoz per kryeqytetin. Mund tju informoj se para kater ditesh nje gazetar me tha se kryetari i bashkise po i hiqte shkallet ne mendjen time thash se te vije dita dhe do i heqim dhe kolonat por do financa te tjera sepse natyrisht ajo shpreh arkitekturen e nje kohe por shpreh gjithashtu edhe defektet e tmerrshme te asaj kohe duke zene vendin me kryesor te kryeqytetit.
Une nuk them se ai do te prishet por nuk mund te specifikohet dicka vetem e vetem se eshte historike. E ardhmja me intereson shume me teper se historia natyrisht cfare eshte per tu ruajtur prej saj jam plotesisht dakord te ruhet te kultivohet te rindertohet. Ne teresi ne nuk mund ta ruajme vetem se i perket se shkuares ne duhet te gjykojme per vlerat. Cilat jane vlerat cili eshte funksionaliteti Po e leme per nje moment se aty nuk ka qene fare e parashikuar si mauzoleu i Enver Hoxhes por 20 vjet sa qeveri erdhen nuk qene te zonjat ti japim dot qofte dhe nje funksionalitet te vecante. Jane 30 mije metra katror aty druaj se ai projekti per teater eshte i kryetarit te PS druaj nuk e them me siguri sepse ate e kam gjetur ne sirtar une me firme te Blendi Klosit.
Pra ju kumtoj nje projekt te hartuar nga paraardhesit mund te mos jete por ju garantoj se nje studio franceze kishte punuar mbi ate projekt. Pse nuk e hodhet poshte Nuk e hodhet sepse ajo ishte nje ndertese e cila ishte ndertuar per te mbajtur trupin e diktatorit dhe tani kjo nuk mund te ndodhte dhe duhet te merrte nje funksion tjeter. Nuk e gjykoj aspak te gabuar cilido te ishte prapa idese qe te ngrihej teatri aty.
Kishte nje gje gabim. A mundej qe varri te behej teater se duhet te shqyrtojme dhe veten tone tani pasi ajo eshte e konceptuar per varr. Pra kjo eshte e verteta eshte e lidhur direkt me perjetesine e diktatorit. Askush nuk po thote te prishim ate salle te parlamenti sepse aty qendroi parlamenti i diktatures askush nuk thote qe te prishet kjo ndertese ketu perkundrazi te gjithe thone qe te behet pallati kryesor i drejtesise. Sepse vertet nderton parlamentin por zgjidh njekohesisht edhe ceshtjen e Pallatit te Drejtesise dhe kushdo qe te beje llogarite i del minimumi 20-30 me lire. 100 vjetori i pavaresise eshte nje date per shqiptaret dhe cdo njeri qe do te ishte ne qeveri apo ne opozite kishte detyrim moral madhor te ndertonte dicka te bukur dhe me te vecante per kete 100 vjetor dhe menduam parlamentin te cilit prej 100 vjetesh i mungon nje ndertese funksionale. Por nuk mund te leme aty nje ndertese as te gjalle as te vdekuras lulishte as funksionale nderkohe qe mund ti japim atij vendi ndertesen funksionale.
Nuk ekziston tek une kulti i armikut sepse armiku urrehet. Une nuk urrej njeri ndaj dhe mendoj se keto terma qe perdorni ju taleban etj mendoj se jane terma qe dalin nga nje prapavije psikologjike shume e pafavorshme.
Per projektin ju e quajtet me te mirin ne bote por se paku minimumi zgjidh disa probleme te tjera. Po marr ate qe kemi ne legjende keni pare s keni pare nje i vdekur me te gjalle. Une e kuptoj se artisti ka menyren e tij te perceptimit te gjerave por kjo nuk duhet te thote se ky eshte etaloni sesi duhet ta perceptoje shoqeria.
Ndaj z. Rama une e mbyll fjalen duke bere thirrje te hapin konkursin me serioz te bejme konkursin me intensiv te shfrytezojme kohen ne menyren me racionale dhe te bejme gjithcka qe te mund ta inaugurojme ne nderim te pervjetorit te pavaresise se clirimit. Normal qe vendi ka nevoja te tjera por eshte normale qe vendi duhet te plotesoje dhe keto institucione sic eshte Parlamenti Pallati i Drejtesise apo Teatri.
Tek degjoja nje eksponent te larte te Partise Socialiste dje se Enver Hoxha ka prishur vetem nje monument kulture ne 50 vite e kisha shume te veshtire te besoja se ky ishte nje instruksion ekzakt i z.Rama. Por ne ketu nuk jemi mbledhur te bejme avokatine e mauzoleut te diktatorit. Ju duhet te keni kurajen te thoni te vertetat dhe jo ti mohoni dhe maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine u deklaroi shqiptareve ne Top Channel se ishte parashikuar atyedhe varri i diktatorit.
Faktikisht ti ate ke ne mendje ate po mbron faktikisht ate imiton faktikisht ti ate ke frymezim por kjo eshte puna dhe zgjidhja jote dhe une per kete nuk kam asnje lloj keqardhje dhe asnje lloj shqetesimi. Shqetesim kam qe keto mikrofona keto kamera mos te perdoren per tu thene shqiptareve te kunderten e asaj qe eshte. Sepse para nje jave tha Klement Kolaneci te kunderten e asaj qe the ti tha se ka qene parashikuar te vendosej varri i diktatorit dhe ti tani na e krahason parlamentin me parlamentin Gjerman.
Une i di sepse kam lexuar me shume se cdo gje tjeter dhe une i kuptoj komplekset qe ke qe perpiqesh ti maskosh por te dalesh tu thuash shqiptareve se po e mbroj se aty nuk ka qene caktuar varri i Enverit. Konkursi do te jete kombetar dhe ne kete kontekst ti nuk perjashtohesh urdhero beju pjese e ketij bashkepunimi ndaj je ketu 100 vjetori do te festohet por te te pyes une ty se ku duhet ta ndertoj nderkohe qe varri hesht jo duhet te prishim varrin sepse ai eshte atje ku eshte nuk ka kocka aty dhe nuk kemi te bejme me ndonje problem tjeter.
Nuk mund te leme varrin ne qender te kryeqytetit e vure kambanen nuk zgjidhe gje keto ishin kalimtare por zgjidhja perfundimtare eshte ndertimi i parlamenti. E ke te veshtire ti te kalosh nga ngjyrat tek arkitektura per bojerat mund te flasesh por arkitektura eshte nje shkence aq komplekse tek arkitektura ngjyra eshte e fundit. Ti gjithe jetes tende ke luajtur me bojera dhe ngjyra ato jane nje aspekt por ne arkitekture jane gjera te tjera shume me themelore.
Une ti shpreha problemet e mia por a shprehet arkitektura ketu arkitektura shpreh te gjitha problemet e psikologjise dhe duhet ti dish ato. E ke psikologjike te mbrosh mazoleumin por per arkitekture qe ste shkon te mbrosh sepse i ngul e i shkul ato kulla si te do qejfi ty. Por ato do ti diskutojme kur te diskutojme ne KRRTRSH planin e pergjithshem te Tiranes ketu do te diskutojme parlamentin.
Ju ftoj te vazhdojme kete bashkepunim ti leme pasionet te shkeputesh nga komplekset historike sepse e verteta eshte se Enver Hoxha ishte nje lloj Mulla Omari por te perpiqesh te krahasosh te tjeret me Enver Hoxhen do te thote se te ka mbetur ora te Enver Hoxha. Te perpiqesh te gjesh taleban tjeter si Enver Hoxha ne Shqiperi do te thote se ti ke mbetur i dyti.
Nese do te flasim per keto gjera eja ne cdo studio televizive qofte edhe ne Top Channel por une te them qe te jesh dhender i ri me mendime te reja.
Ju zoti Rama jeni ulur ne karrigen e Spiro Kolekes. Pervec faktit se je nje piktor i realizmit socialist i penduar dhe per kete me vjen mire. Se ne qofte se zoteria nuk eshte penduar ne ideologji rezulton i penduar ne art dhe kjo perben nje zhvillim kerkon ta projektoje te gjithe sistemin demokratik te ndertuar nga shqiptaret keto 18 vite me trashegimine e tij te realizmit socialist. Une uroj qe te cliroheni sa me shpejt nga kjo menyre arsyetimi dhe te arrini te shihni nje realitet krejt tjeter nje Shqiperi qe eshte vite drite larg asaj qe imagjinoni zhvilloni dhe parashikoni ju.
Nuk ka diskutim qe ky Komitet nuk do te percaktoje arkitekturen e parlamentit te ri por ky Komitet ka te gjithe tagrin tu ofroje arkitekteve zonen sepse me sa po shoh do te kalojme nga nje model mbi per mbi ne nje model tjeter mbi per mbi mund te dale dikush e te thote ta ruajme godinen e te veme shtylla mbi te. Piramida do te prishet sepse ajo siperfaqe aty eshte jetike per ndertimin e parlamentit.
Por nga ana tjeter ne na ndajne dy bote dy botekuptime dy filozofi. Une nuk mund ta konceptoj kurre ate qe ju thoni qe vlerat historike te asaj godine jane te atilla sa per tu mbajtur. Periudhen socialiste te qendres se Tiranes une e quaj periudhen me te zeze te historise se saj. Ne rast se ju mendoni se qendra e Tiranes duhet te jete skllave e asaj periudhe une ju garantoj se kjo nuk do te ndodhe. Nuk them kurre se do te rrafshohet kjo ndertese por ne qofte se epoka e kryetalebanit qe mjerisht rezulton te jete edhe antishpirteror beri kete baterdi ne qender.
Ti zoti Rama fillimisht erdhe tek une dhe me pas u ktheve prape atje. Ke bere zgjedhjen qe ke dashur. Nje merite ke se ne prag te zgjedhjeve shkove ne qytetin studenti dhe rrezove bustin atje. Por kur ia rrezove bustin atje perse do qe te mbash bustin ketu Ne 2009 rrezove bustin atje ndersa sot do te mbash mauzoleumin ketu.
Ne duhet te shpallim konkursin te ftojme studiot me te mira te bejme debat me qytetaret sepse nuk eshte bere ndonjehere debat me ta te marrim vendimin e tyre.
Ti zoti Rama po u heq abonete dhe nuk po i pyet gjimnazistet dhe tani po me thua pyet qytetaret per Enver Hoxhen.
Une te ftoj te bashkepunojme. Parlamenti nuk eshte i imi por eshte i cdo shqiptari. Pavaresisht nga kundershtite e medha qe kemi pavaresisht nga pozicionet e ndryshme qe ndajme jemi te perafert ne shumicen e pikave gjer tek ajo qe ti kerkon qe te ruhet por ajo nuk mund te ruhet sepse eshte i lidhur me Enver Hoxhen dhe varrin e tij.
Fjala e mbajtur sot ne Komitetin shteteror Per ndertimin e Kompleksit te ri Parlamentar