Nuk e pranoj dot talebanizmin

Nuk e pranoj dot talebanizmin ne raport me objektet sepse i cfaredo kohe qoftedhe me cfaredo arsye u motivofte eshte talebanizem. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij qe i hyn me dinamite dhe hodhen ne ere 2400 e kusur kisha e kapela romane qe dogjen 300 e kusur mije vepra arti fetare dhe libra fetare. Talebane eshte edhe e kundert. Te shembesh nje sistem vilash te tera per te ngritur mauzoleun e Enver Hoxhes eshte gjithashtu pjese e paranojes se kesaj diktature. Evropa jo me kot e krahasoi Enverin me Hitlerin. Enveri nuk sulmoi kombe dhe vende te tjera por sulmoi dhe shkaterroi vlerat e kombit te tij
Nga Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste dhe Kryetar i Bashkise se Tiranes
Pikerisht se eshte parlamenti i vendit tone dhe nuk eshte parlamenti i nje pale po eshte parlamenti i te gjitha paleve qe perfaqesohen ne kuvend permes deputeteve. Ne e kemi mbeshtetur pa asnje ngurrim nismen tuaj zonja Topalli per konkursin e meparshem te parlamentit te ri. Jo vetem kaq por besoj qe dhe pergezimet qe ju kemi bere asokohe kane qene plotesisht te merituara pasi edhe per eksperiencen time ne krye te bashkise ne raport me konkurset nderkombetare e kam thene asokohe dhe e perseris edhe sot qe ka qene nje nder konkurset me te mire organizuar dhe me nje rezultat qe ishte dhe mbetet spektakolar per nga pikepamja e zgjidhjes. Jo me kot juria nderkombetare e asaj kohe e drejtuar nga nje personalitet i padiskutueshem qe nuk ka asnje gjase te kete dashur te bashkoje te vdekurin me te gjallin beri nje zgjedhje shume te guximshme per ate salle. Une e kam pare me shume vemendje te gjithe propozimin nuk eshte e vertete qe ai propozim zgjidhte vetem ceshtjen e salles dhe ju siguroj qe ajo salle do te ishte unike ne bote se salla parlamentesh ka ne cdo vend qe voton ka te vjetra ka te reja ka gjithfarelloj zgjidhjesh e teknologjish por ate salle ne ate kontekst nuk e ka asnje vend i botes. Ajo salle do te kishte nje unikalitet te paperseritshem per vete historine dhe kurajen e arkitekteve dhe te jurise qe beri ate zgjedhje. Une e takova kryetarin e jurise i entuziazmuar per zgjedhjen e bere dhe ajo me tha faleminderit per komplimentet por shpresoj qe ju ta ndertoni kete salle e te mos trembeni nga kurajoja e arkitekteve dhe jurise per te zgjedhur pikerisht kete projekt.
Gjithsesi ketu ka edhe nje aspekt tjeter qe eshte aspekti qe lidhet me vizionin e qeverise tuaj qe lidhet me procesin tuaj qeverises qe lidhet me menyren sesi ju e konceptoni kete proces dhe sesi ju nuk e keni per gje te improvizoni perdite dhe madje me kosto sepse per ate konkurs u angazhua edhe nje burim qe mund te jete modest ne raport me tere buxhetin e shtetit por qe per standardet e nje konkursi nderkombetar ishte nje burim i konsiderueshem ne pergjigje te ambicies per te pasur nje konkurs nderkombetar te nivelit me te larte dhe ai ishte nje konkurs nderkombetar i nivelit me te larte.
Pse u hoq dore nga ai projekt Pse sot mbas nje periudhe kohe relativisht te gjate dhe te shkurter njekohesisht ne rimblidhemi ketuper nje projekt tjeter per nje konkurs tjeter per nje ide tjeter. E cila ka legjitimitetin e vet ka dhe problematiken e vete por me pare duhet te konsiderojme aspektin etik te ceshtjes qe ka te beje me shpenzimin e financave te shtetit per nje konkurs i cili ishte i suksesshem dhe qe produkti i tij nuk u materializua sic do te ishte e udhes dhe sot do te ishim duke e pare te perfunduar ate projekt qe zgjidhte plotesisht edhe problemin e salles edhe problemin mjediseve edhe problemin e levizshmerise dhe mbi te gjitha i jepte Shqiperise nje parlament unik ne bote. E them me bindje kete gje sepse askund nuk ka nje zgjidhje te ngjashme dhe nje kontekst te ngjashem. Ne rast se do ti riktheheshim materialeve dokumentare prezantimi i arkitekteve qe e fituan konkursin eshte shume i vlefshem kulturalisht dhe konceptualisht edhe per ju qe nuk dalloni dot godinen nga konteksti historik ky eshte problem kulture. Ne rast se i kthehemi atij prezantimi arkitektet e percaktuan shume qarte qellimin e tyre dhe dhane arsye jashtezakonisht legjitime per zgjedhjen e tyre qe sallen e parlamentit ta vendosnin mbi kete godine duke i dhene nje raport te ri me historine parlamentit te ketij vendi i cili lindi pas njemije e nje sakrificash dhe martirizimesh dhe godines e pastaj e vete bulevardit.
Gjithsesi ne nderkohe ka dhe nje tjeter aspekt. Sic vjen sot dhe improvizon ketu kryeministri improvizoi per te bere teatrin me te bukur ne bote edhe galerine me te bukur ne bote tek piramida. Ai improvizim i kushtoi shqiptareve disa miliona euro. Nje improvizim absurd dhe nje vendimmarrje absurde per te hequr Top-Channel nga piramida ne ate kohe. Jemi ketu per tju rikthyer asaj hapesire pasi jane hedhur ne lum edhe disa miliona euro qe jane kontribute te shqiptareve ne buxhetin e shtetit dhe qe shpenzohen sikur te ishin te shtepise tuaj. Nderkohe sot e gjithe diten ka nje plan ky qytet ka dhe nje plan qendra e ketij qyteti i cili ndryshe nga si e keni perceptuar e kometuar ju nuk eshte nje plan per te vendosur njolla e per te ngritur pallate por eshte nje plan per te sistemuar funksionet e godinave ekzistuese. Per ti dhene nje sens organik te gjithe jetes ne kete qender qe eshte qendra e kryeqytetit te vendit dhe ne rast se do te ndiqej ai plan pa as me te voglin dyshim mund te behet qendra me interesante te pakten ne rajonin tone. Ky plan ka te percaktuara perspektivat per te gjitha godinat dhe nder to percakton edhe vendosjen e teatrit kombetar ku eshte sot parlamenti i dendit. Ne kete rast padashje kryeministri ka shkuar ne te njejten linje me planin por fatkeqesisht me kaq vite vonese sa per cdo vit shqiptaret i kane paguar voneses 1 mln euro sepse nuk ishte e nevojshme fare te hidheshin gjithe ato leke per te bere teater brenda ne piramide.
Nderkohe qe plani orienton zhvillimin e zones me nje pellg kulturor i cili perfshin te gjithe hapesiren nga Galeria Kombetare e Arteve deri tek parlamenti aktual qe do te behet teatri kombetar. Duke integruar ate godinen qe vazhdon te jete e Ministrise se Mbrojtjes ku organizon dasma Ministria e Mbrojtjes si nje Ministri Kulture me qendren kombetare te kinematografise me agjencite e tjera kulturore. Pra mbyll te gjithe ate hapesire si nje pellg kulturor duke transformuar te gjitha hapesirat e ndermjetme te ketyre godinave ne hapesira publike per kembesoret. Keshtu trajton dhe adreson ne menyre te drejte edhe funksionalitetin e ketyre ngrehinave.
Ka nje tjeter problem per te zgjidhur qe eshte ai i Bibliotekes Kombetare. Biblioteka Kombetare ka sot e gjithe diten qe gjendet ne nje mjedis te papershtatshem plani e adreson kete dhe propozon transformimin strukturor te ish muzeut historik qe vazhdon te mbetet muze historik dhe sa here ju duhet te shkoni ne kat te kater dhe vendosni tela me gjemba atje qe te kujtoni persekutimet me te njejten logjike me te njejten kulture enveriste me te njejten estetike enveriste dhe prej 20 vjetesh nuk arrihet dot qe ajo godine te transformohet ne nje godine qe i pershtatet kohes. Nderkohe ne hapesiren brenda asaj godine plani propozon ngritjen e bibliotekes se re kombetare duke zgjidhur dhe nje problem tjeter.
Po jua beje kete prezantim te planit se jam i bindur qe nuk jua ka bere kush dhe nderkohe syte e zena me perden e urrejtjes dhe me falni por edhe te padijes ju pengojne te kuponi qe i gjithe ai plan eshte nje instrument pikerisht per te adresuar keto probleme qe po diskutojme sot.
Per te ardhur tek parlamenti. Sigurisht qe nuk eshte e pamundur qe rruges te ndryshojne edhe idete te ndryshojne edhe kendveshtrimet te ndryshojne edhe drejtimet ne nje proces te caktuar qeverises dhe zhvillimi. Nuk ka asnje diskutim qe godina e piramides kerkon nje zgjidhje. Kerkon nje zgjidhje per faktin se nuk u be gabim atehere kur ajo u kthye nga qeveria e pare ne mos gabohem ose ne fillim te viteve 90 ne qendren nderkombetare te kultures si nje kthim 360 grade i asaj godine te krijuar per kultin e diktatorit ne drejtim te kultures nderkombetare qe ishte shpallur armiku me i madh i ketij vendi nga Enver Hoxha dhe nga sekretaret e tij te partise. Per vite me radhe kjo qender nderkombetare e kultures nuk arriti dot te kthehet ne qender nderkombetare te kultures. U be nje tjeter hap perpara simbolikisht ju vu emri Pjeter Arbenori dhe sot nuk diskutojme ketu per mauzoleun. Mos e perdorim me kete shprehje pasi eshte shprehje e padijes mauzoleu nenkupton nje varr. Ai nuk ishte mauzoleu ai ishte muzeu i diktatorit dhe i diktatures i cili u zbraz nga gjithcka qe kishte brenda dhe u kthye ne qendren nderkombetare te kultures qe me vone morri edhe emrin e Pjeter Arbenorit. Pra sot ne diskutojme per qendren nderkombetare te kultures Pjeter Arbenori nuk diskutojme per mauzoleun se aty ska as varr ska as hije me te diktatures pervecse ajo hija qe rrotullohet ne kokat tuaja dhe qe ju ndjek pas dhe nuk ju ndahet dhe ju ben te harroni nje gje qe eshte themelore problemi qe ka shoqeria jone sot nuk eshte me me Enverin si Enver se e ka percjelleEnverin me kohe e me vakt por me enverizmin si kulture dhe si metode ne te gjithe sjelljen dhe ne komunikimin shoqeror. Per fat te keq kete problem te madh qe ka kjo shoqeri prej 20 vjetesh e mbartni ju jo ne.
Megjithate te qendrojme tek ceshtja. A mund te behet qendra nderkombetare e kultures Pjeter Arbenori parlament Padyshim qe mund te behet. Madje sot e katandisur ashtu sic eshte katandisur se investuar disa miliona euro per ta kthyer ne teater dhe pastaj jo ju por ata qe ju ngarkuat per ta bere nje gje te tille i vodhen edhe pllakat e mermerit qe sot shiten rrugeve. Ajo guaske eshte padyshim nje hapesire ku keta arkitekte qe une shoh ketu si te ftuar te mundshem mund te bejne nje projekt spektakolar. Nje gje duhet te zgjidhim ne dhe per ne ska me problem. Problemin e ngrehines ekzistuese qe nuk ka te beje fare dhe te mos hyjme ne kete debat sepse eshte nje debat absolutisht i kote dhe fyen kulturen dhe inteligjencen europiane. Pra nuk ka ate beje fare me Enverin me nostalgjine me keto historira. Por ka te beje me dy aspekte. Njeri aspekt eshte aspekti historik - arkitektonik jo historik - politik dhe aspekti tjeter eshte aspekti financiar qe une nuk do ta neglizhoja ne vendin tuaj edhe pse nuk ka dyshim qe per te ndertuar nje parlament ne duhet te angazhojme te gjitha financat e nevojshme per te bere nje parlament te standardeve te sotme nderkombetare. Keshtu qe ne rast se zgjidhim kete pike dhe kete e them ne cilesine e Kryetarit te Bashkise por edhe ne cilesine e nje njeriu te kultures dhe te artit qe nuk e pranoj dot talebanizmin ne raport me objektet sepse i cfaredo kohe qoftedhe me cfaredo arsye u motivofte eshte talebanizem. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij qe i hyn me dinamite dhe hodhen ne ere 2400 e kusur kisha e kapela romane qe dogjen 300 e kusur mije vepra arti fetare dhe libra fetare. Talebane eshte edhe e kundert. Pra te besh ate qe bente Enver Hoxha me trashegimine kulturore dhe historike te ketij vendi. Ju siguroj qe kete nuk do ta bente asnje vend europian sic nuk e kane bere. Nuk e bene gjermanet megjithese angazhuan konkursin me spektakolar nderkombetar per Budenstagun dhe arkitektin me ne ze te momentit Norma Fosterin nuk e bene qe ta shembnin Rajshtagun e vjeter edhe te ndertonin dicka tjeter ne vend te tij. Por bene qe te bashkejetojne si volume estetikisht dhe historikisht dy gjera qe jane teresisht te kunderta por jane edhe teresisht komplementare ne nje kontekst historik per te nesermen. Se nuk besoj se UNESCO dhe drejtori UNESCO-s kane tjeter interes dhe tjeter qasje pervec interesave dhe qasjeve qe eshte interesi dhe qasja e botekuptimit evropian ne raport me cka trashegojme nga e shkuara dhe nuk besoj se ja vlen te humbasim ne nje debat ku flitet per gishtin kur gishti tregon henen.
Ofrohet kjo hapesire me kete ngrehine qe sot eshte thjesht nje guaske e zbrazet per te gjithe keta mjeshtra te botes bashkekohore te arkitektures dhe u thuhet ne deshirojme qe ketu te ndertojme tempullin e demokracise. Dhe simbolikisht madje funksionon shume here me fuqishem dhe shume here me jehueshem me historine e te nesermes qe pikerisht aty populli te coje dhe prej aty te degjoje perfaqesuesit e vet te zgjedhur me vote. Aspekti tjeter eshte aspekti financiar. Ne kete menyre ka nje reduktim jashtezakonisht te konsiderueshem te kostove qe une e perseris Shqiperia sot nuk mund dhe nuk duhet ta neglizhoje.
E fundit por jo per nga rendesia. Qeveria duhet te zgjidhi paralelisht me afatet e konkursit dhe problemin e nje televizioni kombetar i cili prej kohesh vazhdon te jete nen nje gjendje qe nuk eshte e tolerueshme per vet menyren sesi jane ndertuar marredheniet mes qeverise dhe medias dhe per vete faktin se thuajse te gjitha mediat e tjera elektronike jane akomoduar sipas rregullave apo edhe duke shkelur rregullat ne mjedise te pershtatshme per aktivitetin e tyre. Une mendoj qe ne rast se biem dakord per keto nuk ka asnje arsye ne bote qe te mos ti hapim rruge nje procesi qe me dinjitet me kulture me botekuptimin europian e transformon ate ngrehine qe sot eshte realisht nje germadhe ne nje parlament per shekullin ku jetojme e ndoshta edhe per me shume se kaq.
Fjala e mbajtur sot ne Komitetin shteteror Per ndertimin e Kompleksit te ri Parlamentar