E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat në Tiranë, gjykata cakton masa për 38 protestues, 21 janë të mitur

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Gjykata ka caktuar masa sigurie për 38 protestues të ndaluar pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, në ditën e pestë të tubimit.

Sipas masave të caktuara deri më tani, për 21 të mitur është vendosur mbikëqyrja familjare, ndërsa për tre të tjerë detyrimi për paraqitje.

Për protestuesit e tjerë, 12 persona janë lënë me detyrim paraqitjeje, njërit i është caktuar ndalimi i qëndrimit, ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpie.

Masat e sigurisë janë caktuar pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet gjatë pesë ditëve të fundit.

/e.i/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›