E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, ankese te Fule: Kutite u hapen me 2005, nuk duam ndryshim rezultati

Ankese e kreut te partise me te madhe opozitare te zyrtari i larte i bashkimit Evropian, ne lidhje me transparencen e zgjedhjeve dhe bllokimin sipas tij, nga ana e mazhorances te hetimit te plote, permes dhe hapjes se kutive. Per te cilat kryetari i PS ka kembengulur se ka nje precedent hapjeje ne vitin 2005. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, priti ne nje takim Komisionerin e BE-se per Zgjerimin, Stefan Fule. Gjate ketij takimi kryesocialisti shprehu falenderimin per angazhimin e Komisionit Europian per liberalizimin e regjimit te vizave me vendin tone duke inkurajuar perfundimin sa me te shpejte te ketij procesi. Rama shprehu angazhimin e forces politike qe kryeson per transparencen e procesit zgjedhor ne perputhje te plote te kuadrit ligjor dhe kushtetues ne vend. Sipas Kryetarit te PS, kerkesa e opozites mbeshtetet jo vetem ne vlerat dhe parimet evropiane te transparences, por edhe ne te drejten kushtetuese qe i jep Kuvendit mundesine e hetimit permes komisioneve hetimore parlamentare. Per Ramen, precedenti i hapjes se kutive permes hetimit parlamentar ekziston dhe ka ndodhur ne vitin 2005. Ky precedent eshte nje tjeter prove, se bashku me interpretimet e Gjykates Kushtetuese, qe verteton se kerkesa e Partise Socialiste eshte e ligjshme dhe ne perputhje te plote te Kushtetutes. Gjate takimit me Komisionerin Fule, Rama theksoi edhe njehere faktin se transparenca dhe hetimi parlamentar i kerkuar nga Partia Socialiste, nuk synon ne asnje moment ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ne tavoline, por sherben vetem per te garantuar standardet demokratike dhe per te shmangur korrupsionin e manipulimin elektoral gjate proceseve te ardhshme zgjedhore. Nga ana e tij, Komisioneri Fule theksoi se ngerci politik qe ka mberthyer Shqiperine duhet zgjidhur sa me shpejt, duke garantuar transparence dhe respekt te Kushtetutes. S.P

Fule
Komisioneri Fule theksoi se ngerci politik qe ka mberthyer Shqiperine duhet zgjidhur sa me shpejt, duke garantuar transparence dhe respekt te Kushtetutes. Duke kerkuar njeheresh dhe tejkalimin e ngercit politik, permes dialogut ne Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›