Protestat parafabrikate të opozitës
“Fali Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë” është kundërpërgjigja më e natyrshme ndaj protesta apatike të opozitës së kryesuar nga i papranueshmi i politikës, Edvin Rama. Protesta e opozitës së Edi Ramës po kthehet përditë e më shumë në protesta minimaliste e ordinere, që bëhen sikur të ishin lokale, pra po theksojmë se nuk ka ndonjë vizion kombëtar gjithëpërfshirëse.
Shpreh qartë vizionin konfuz që ka opozita socialiste për të prodhuar politikë. Akuzat nuk funksionojnë sa duhet se është krijuar një defiçit perceptimi ndaj aferave, saqë shqiptarët janë dorëzuar se këtu shpifet, gënjehet, trillohet për të marrë pushtetin, ç’ka tregon në vetvete edhe një mungesë serioziteti në pozicionin që ka marrë PS-ja në politikën përsipër në luftën pakompromis të opozitës, por kjo është veç një paaftësi reale, që vjen prej një metodologjie të vjetër të të bërit opozitë.
Pra Partia Socialiste po sillet sikur të ishte një OJQ e zakonshme, që nuk ka fuqi të mobilizojë përveç punëtorëve të bashkisë dhe ndonjë malukati ordiner, një forcë popullore. Nuk dua të pres hovin e pashoq të këtyre njerëzve për të protestuar, është e drejtë e çdo individi, por më vjen keq që njerëzit nxitohen, ose nxiten ashtu kot, sepse Edi Rama ka vendosur mos t’i njohë për të legjitimuar qëndrimin e tij në krye të PS-së. Duke parë se numri i atyre që mbështet e ndjek Ramën fanatikisht është në rënie përditë vihet re se qëllimi i kësaj proteste ka qenë sot e kurdoherë dhënia e një shou për t’u dukur, për të krijuar një imazh të rremë, një krizë institucionale. Këto mini-mitingje parafabrikate të opozitës ishin pa ndonjë pjesëmarrje masive dhe kjo është çka bën mu, si lopa në kullotë. Nuk e kuptoj këtë popull opozitar të heshtur, pasi mbahet mend fare mirë kur
u ngritën në demonstrata kundër Fatos Nanos dhe elitës së tij korruptive për të rikthyer PD-në në qeverisje dhe kur njerëzit – paçka se studionin e kishin punë të tjera - kishin një dëshirë për t’u gjendur në shesh tek protesta “Nano ik”.
Ndërkaq që nga përfundimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, PS-ja dhe lidershipi i saj ka organizuar protesta ekskursioniste nëpër qytetet e vendit, nga Jugu në Veri. Qindra mercenarë me dhjetëmijë lek në xhep kanë lëvizur larteposhtë rrugëve të vendit me autobusë e mjete të tjera për të kërkuar madje edhe “hapjen e kutive”.
Mirëpo kush i paguan këto varavingo? Ministri i Brendshëm Lulzim Basha thotë se ato janë financuar nga mafia puniste. Dikush mund të pyesë se kur do të bëhet transparenca e ketyre shpenzimeve pa kriter? Paratë janë taksat tona që paguajmë në njësitë bashkiake, apo taksa pastrimi - siç quhen - me miliona lekë që mblidhen, shkojnë e financojnë protestën e 20 nëntorit. Shumë qytetarë të Tiranës e dinë se çdo kryefamiljar apo person i rritur paguan në vit rreth 5000-10000 lekë, që i thonë 40-85 euro për person. Rama, pasi ka rrjepur biznesin e vogël del e fton pacipërisht të kundërshtojnë qeverinë e taksave të ulëta, të klimës më favorizuese ndaj biznesit.
Deri ku mund të shkojë paciptësia e një njeriu që s’ka një koherencë familjare, politike dhe zyrtare?