E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezha me impiant të trajtimit të ujërave të zeza

Punimet për ndërtimin e këtij impianti përfunduan këto ditë, ndërsa sot atje ishte ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi.

Tashmë mbetet vetëm lidhja e tij me sistemin magjistral të sjelljes së ujërave të zeza nga zona urbane dhe turistike. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza kap vlerën e 4.9 milion Euro ndërkohë që rrjeti i përcjelljes së ujërave të zeza nga zona turistike e Shëngjinit dhe Lezha drejt impiantit kap vlerën e 3.4 milion Euro.

“Investimet në fjalë janë pjesë e një pakete më të gjerë financimesh që qeveria po bën për rajonin e Lezhës duke përfshirë këtu edhe zonën e Shëngjinit. Janë 8.3 milion Euro të shpenzuara për impiantin dhe kanalizimet që ndodhen në zonën e Shëngjinit, të cilave iu shtohet edhe ujësjellësi i Shëngjinit si dhe një paketë prej 13 milion Euro kontraktuar nga DPUK-ja, që përfshin një sistem për furnizimin me ujë dhe kanalizime në qytetin e Lezhës. Në total janë 27 milion Euro për infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve përfshirë impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, investime që do të zgjidhin përfundimisht problemin e furnizimit 24orë me ujë si dhe atë të trajtimit të ujërave të zeza te rajonit të Lezhës si dhe zonës turistike të Shëngjinit”, theksoi Olldashi.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Lezhës u shpreh se me anë të këtij investimi qyteti ka zgjidhur një nga problemet më madhore të saj. “Me anë të këtij investimi ujerat e zeza të qytetit nuk do te derdhen me ne lumen Drin që është një pasuri tjetër që do ti kthehet qytetit te Lezhës”, u shpreh ai. /Start/

                                                                                             2012-09-08 14:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›