Proteste ne Kodren e Rilindasve

Në këtë vend prehen eshtrat e 5 patriotëve të shquar shqiptarë, varret e të cilëve janë dëmtuar.
Grupimi për ringritjen e vlerave kulturore ka kërkuar nga qeveria investim në monumentet me vlera historike për kombin.
“Qyteti ka qenë në ballë të kombit, në të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për liri. Gjendja e memorialit të rilindasve është e mjeruar. Situatën e kanë marrë në dorë qytetarët e gjirokastrës pasi pushteti vendor e ka lënë në baltë. Ky problem nuk duhet lënë në harresë”, ka deklaruar Albi Koci, drejtues i grupimit.
Të njejtin fat sot në Gjirokastër kanë dhe qindra monumente kulture dhe vepra arti publik të periudhës së socializmit.
Ndërkaq, biznesmenë të qytetit të Gjirokastrës dhe organizata ndërkombëtare janë ofruar të dhurojnë fonde për ringritjen e Kodrës së Rilindasve.