Kapet i kerkuari me 10 vjet burg per mashtrim
Prej me se tre vjetesh i shpallur ne kerkim nga policia e Shkodres per vepren penale te mashtrimit David Makaj 47 vjec banues ne Njesine Bashkiake nr. 4 Tirane eshte arrestuar dy dite me pare fale nje operacioni te organizuar nga policia e Shkodres. Lajmi eshte konfirmuar dje nga zedhenesja e drejtorise se policise se ketij qyteti Fatbardha Celepia sipas se ciles ne oren 1900 te se henes si rezultat i nje pune te mirorganizuar dhe ne baze te informacioneve te marra nga Sektori kunder Krimit Ekonomik e Financiar ne Drejtorine e Policise Qarku Shkoder u be e mundur kapja e te kerkuarit David Makaj. Celepia sqaroi se kapja e tij u be ne lagjen Allias te qytetit Tirane per arsye se i lartpermenduri ka qene person i shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder pasi me vendim te dates 31 mars te vitit 2009 te Gjykates se Shkodres Makaj eshte denuar me 10 vite burgim per kryerjen e vepres penale te Mashtrimit ne bashkepunim me shume se nje here ne dem te disa personave dhe qe ka sjelle pasoja te renda. Nderkohe mesohet se nga ana e policise u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet ne ngarkim te shtetasit ne fjale iu kaluan Prokurorise se Shkodres per veprime te metejshme.