Zihen me thika dy te plagosur policia kap autorin
Dy te rinj kane mbetur te plagosur si pasoje e nje sherri qe ka degjeneruar me perdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne Patos ndersa dy te plagosurit e ngjarjes aktualisht ndodhen ne trajtimin e mjekeve te spitalit te Fierit fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Lajmi eshte bere i ditur dje nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Fierit Valbona Meco sipas se ciles rreth ores 1400 policia eshte njoftuar nga sherbimi i Spitalit Rajonal te Fierit se prane ambienteve te ketij spitali kane mberritur dy persona te plagosur. Me marrjen e ketij njoftimi Meco sqaroi se sherbimet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Fier shkuan menjehere prane ambienteve te ketij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth ores 1330 ne Patos ne vendin e quajtur 6-kateshi pas nje konflikti per motive te dobeta 16-vjecari O. S. dhe Orges Lutaj 19 vjec kane plagosur me mjete mprehese thike 20-vjecarin Endri B. Si pasoje e ketij konflikti kane mbetur te demtuar O. S. 16 vjec dhe Endri B. 20 vjec te cilet kane marre ndihmen e pare mjekesore dhe aktualisht gjendja e tyre shendetesore eshte jashte rrezikut per jeten. Nderkohe policia tha se ne vijim te veprimeve hetimore u be e mundur kapja dhe shoqerimi i autorit tjeter te dyshuar te kesaj ngjarjeje 19-vjecari Orges Lutaj ndersa vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe shkaqeve te kesaj ngjarjeje.