Qellojne me arme ndaj makines kapet autori nje tjeter ne kerkim
Nje person eshte vene ne prangat e policise se Tiranes pasi ka qelluar me arme zjarri ndaj nje automjeti. Nderkohe qe nje tjeter autor eshte vene ne kerkim nga policia me te njejten akuze. Ngjarja e pare ka ndodhur mbremjen e se henes kur sipas te dhenave te nje dite me pare te policise se kryeqytetit Bekim Laci 29 vjec ka qelluar me arme ne drejtim te automjetit me targa TR 6003 J ne pronesi te 43-vjecarit Nerim Disha. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij nga policia Lacit i eshte gjetur nje arme gjahu cifte te cilen e posedonte pa leje dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Ai akuzohet per konsumim te veprave penale te Kanosjes Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municioneve Shkaterrimi i prones me mjete te tjera. Nderkohe qe nje tjeter rast i ngjashem ka ndodhur gjate pasdites se djeshme ne afersi te Shkolles se Baletit ne Tirane pikerisht ne shesh-pushimin perpara godines se ish-Tatimeve perpara Rruges se Elbasanit. Sherbimet e policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje duke filluar hetimet per zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit apo autoreve. Sipas te dhenave paraprake ne lidhje me kete ngjarje dyshohet se makina i perket nje grupi te njohur biznesi ne Shqiperi me lidhje te gjera nderkombetare sidomos ne rajon.