Protestë për ujin e pijshëm në Lushnjë
16/04/2010 I bashkohen deputetët e opozitës
Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët e fshatit Shegas në komunën Golem të rrethit të Lushnjës të zhvillojnë një protestë. Me pankarta në duar dhe me kafshë shtëpiake bartëse dhe me bidonë uji banorët kanë protestuar për mungesën e punimeve të ujësjellësit të ri të premtuar gjatë fushatës elektorale. Mungesa e lëngut jetik i ka detyruar prej 3 vjetësh banorët të bëjnë rrugë të gjatë më shumë se 3-4 km për të siguruar ujë të pijshëm. “Ne u bëjmë thirrje qeverisë që të bëjë çmos dhe të sjellë ujë të pijshëm. I gjithë fshati Shegas ka vite që vuan për ujin e pijshëm dhe po pimë ujë gjoli dhe kanali. Po shkojmë deri në 3 km ku mund të gjejmë ujë. Të na hapë çezma dhe puse në mes të fshatit të paktën që të mbushim ujë se vdiqëm. Tani vjen edhe vera dhe ky problem bëhet edhe më i rëndë. Ne na trajtojnë si fshat socialist dhe nuk na përfillin. Si të majtët si të djathtët vetëm kanë premtuar dhe asgjë nuk kanë bërë”,-thonë të dëshpëruar banorët. Protesta e banorëve të fshatit Shegas është mbështetur edhe nga deputetët e qarkut Fier, Fatos Tushe dhe Arben Cuko, të cilët kanë theksuar se qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht.