Protestat e fermerëve të manipuluara nga opozita
16/04/2010 Sekretari i përgjithshëm i prefekturës Fier
Protestat e zhvilluara gjatë javës nga fermerët e disa komunave në qarkun e Fierit janë përdorur me qëllime politike nga opozita. Sipas sekretarit të përgjithshëm të prefekturës së Fierit, Vasil Ndreko, protesta për dëmtimin e rrugës në Fratar, po edhe të tjera më pas si në Cakran, Portëz, etj janë shfrytëzuar nga opozita për qëllime politike. Sipas tij, në mes të protestuesve ka pasur njerëz që nuk kanë të bëjnë fare me problemet e fermerëve dhe të fshatit. “Puna e opozitës ka qenë gjithnjë që të shfrytëzojë momentin, pakënaqësitë e një shtrese njerëzish dhe ti shërbejë asaj për qëllime politike”,-ka thëne Ndreko. Sipas tij, ka njerëz me kostum dhe kollare që protestojnë në mes të fermerëve dhe i drejtojnë ata në protesta. Dihet që fermerët protestojnë me rrobat e thjeshta të punës, me traktorë, zetorë dhe mjetet e tyre të punës, por në grumbullin e njerëzve “protestues” ne shohim përditë njerëz me kostum dhe kollare që nuk kanë të bëjnë aspak me hallet e problemet e komunitetit. Le ta gjykojnë vet njerëzit këtë fakt”. Ndreko shtoi se janë marrë masat e rregullimit të situatës në rrugë.