E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferdinad Poni takim me grupin sektorial të punës

16/04/2010 Përgëzon qeverisjen vendore

TIRANE- Grupi sektorial i punës për bashkëpunim me donatorët për decentralizimin zhvilloi dje takimin e radhës, ku u diskutuan si çështje kryesore ecuria dhe sfidat kryesore për konsolidimin e procesit të decentralizimit, bashkëpunimi ndërmjet njësive të qeverisjes vendore, roli i qarkut në planifikimin territorial dhe qeverisja e vogël në shërbim të qytetarëve. Zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni duke theksuar se procesi i decentralizimit po ecën me ritme të shpejta falë kontributeve të përbashkëta të qeverisjes qendrore e vendore, shoqatave të të zgjedhurve vendorë, shoqërisë civile dhe donatorëve, u shpreh se vazhdimi i këtij procesi ka për synime kryesore konsolidimin e demokracisë lokale dhe të qeverisjes vendore në përputhje me standardet e përcaktuara në dokumentet e Këshillit të Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›