E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiq kundërshton kushtëzimin me Kosovën

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 13:04

Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia është kundër imponimit të kushteve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kërkon trajtim të njëjtë si të vendeve të tjera që aplikojnë anëtarësimin në BE.

Ai i bëri këto komente në Forumin “Serbi-BE”, i cili po zhvillon punimet në Beograd.

“Serbinë nuk mund ta bindë askush se duhet zgjidhur çështja e Kosovës para hyrjes në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Serbia po bën gjithçka të mundur që këtë çështje ta zgjidhë në mënyrë demokratike”, tha Tadiq, transmeton REL.

Sipas tij, për këtë zgjidhje “janë të nevojshme katër elemente: kërkimi i opsionit optimal për veriun e Kosovës, garanci për serbët në pjesë të tjera, adresimi i çështjes së trashëgimisë kulturore dhe pasuritë e Serbisë në territorin e Kosovës”.

Tadiq tha se Serbia do dialog konstruktiv me Prishtinën, por theksoi se, për hir të marrjes së statusit të kandidatit evropian, nuk do të heqë dorë nga gjetja e zgjidhjes së drejtë për Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›