E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojne minatoret 5 kerkesat e njerezve te nentokes

Në ditën e 15 të protestës së tyre, dhjetra minatorë të Bulqizës, Mirditës, por edhe mbështetës të Metalurgjikut të Elbasanit vazhdojnë protestën për plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, por edhe për përmirësimin e kushteve të sigurisë në miniera.

“Ne vendosëm që ta lëvizim grevën nga Bulqiza në Tiranë për dy efekte, së pari për sensibilizimin e opinionit publik dhe veçanërisht për të tërhequr vëmendjen më afër strukturave shtetërore dhe e dyta tashmë minatorët janë të lodhur nga greva në Bulqizë, familjet e tyre janë tepër të indinjuara dhe për ta kontrolluar situatën, pasi mund të kishte edhe ngjarje të pakëndshme si bllokim rrugësh, apo thyerje xhamash apo sulm bashkish apo të tjera që po përpiqemi që t’i anashkalojmë dhe të zbatojmë ligjin”-tha Kol Nikolla, kryetar i konfederatës së minatorëve

Pas gati 4 orësh protestë jashtë ambienteve të ministrisë së ekonomisë dhe më pas, përballë selisë së kryeministrisë një grup i tyre zhvilloi një takim me këshilltaret juridikë të kryeministrit, ndërsa janë ende në pritje të përgjigjes se instancave më të larta lidhur me pretendimet e tyre.

Sipas përfaqësuesve të sindikatës së minatorëve një ndër kushtet kryesore në plotësimin e kërkesave të tyre, mbetet shtimi i pagës me 20% por edhe investimi nga ana e koncesionarëve në infrastrukturë dhe kushte teknike.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›