Protestojnë para prefekturës për pagat ish-naftëtarët
28/04/2009 Nuk njihet vjetërsia e punës, 2 muaj pa asistencë
FIER- Odiseja e gjatë e naftëtarëve të larguar nga puna ka vijuar edhe ditën e djeshme. Ata kanë kërkuar në formë proteste paraditen e djeshme para prefekturës që të marrin një takim me prefektin, pasi edhe pse kanë dalë prej kohësh në asistencë, ende nuk u është njohur vjetërsia e punës. Kjo sipas tyre shkakton humbje dhe cungim të pagesës që marrin duke pasur parasysh që vitet e tyre të punës i kalojnë të 30-at. “Ne për këtë mos hedhje të vjetërsisë së punës”,-thotë Drita Mici, ish-punonjëse e dalë në asistencë, ne kemi njoftuar ministrinë tonë dhe na kanë dhënë 2-3 muaj dhe para 2-muajsh nuk na kanë dhënë asnjë lekë. Thonë se nuk ka më fonde. Drejtuesi i shtetit, zv/ministri na ka thënë: “Na hidhni ne në gjyq që të merrni lekët. Kjo është absurde. Nuk e kuptoj se ku e gjejnë kurajën këta pushtetarë të shkelin me këmbë ish-punonjësit e specializuar të naftës dhe jo punonjës të rinj, por mbi 30 vjet punë. Edhe lekët që kemi punuar 40 vjet, nuk i marrim më dot”.